“Edi Rama mblodhi për dy ditë në Pallatin e Brigadave, qeverinë dhe PS për të diskutuar gjithçka që lidhet me fushatën zgjedhore, duke nisur nga hartimi i planit elektoral, slogani dhe fushata në diasporë e deri te lista e kandidatëve”, raporton gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri.
Takimi këtë të shtunë zgjati për rreth 7 orë, ku gjatë kësaj periudhe të gjithë ministrat raportuan para kreut të qeverisë për prioritetet e secilit dikaster.
U nënvizuan investimet më të rëndësishme qeë pritet të përfshihen në planin politik të socialistëve dhe më pas t’ua paraqesin ofertën e tyre qytetarëve gjatë fushatës elektorale.
Sa i përket fushatës në diasporë, Partia Socialiste do të përqendrohet kryesisht te vendet të cilat kanë dhe numrin më të lartë të shqiptarëve që aplikuan për tu bërë pjesë e procesit më 11 Maj, si Greqia dhe Italia. Në këto takime, krahas drejtuesve politike do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Rama.
Retorika e Partisë Socialiste në këtë fushatë do të fokusohet rreth procesit të integrimit, si karta me e rëndësishme e tyre. Pasi kjo forcë politike ka vendosur objektiv mbylljen e kapitujve negociues brenda vitit 2027.
Takimi ishte me dyer të mbyllura dhe larg vëmendjes së mediave, ndërsa kryesocialisti gjatë dy ditëve zgjodhi të mos ketë asnjë reagim publik.
Në kampin socialist ditën që do të vijnë do të jenë vendimtare sa i përket përfundimit të listave të kandidatëve për deputet. Mësohet se nga data 9 dhe deri me 12 Mars do të nis diskutimi me drejtuesit e qarqeve për emrat konkrete. Këtë proces do ta drejtojë vetë kryeministri Edi Rama tek vila qeveritare në ish-bllok.
Klan News