Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Diaspora

Edi Rama

Rama-Diasporës: Regjistrohuni, bëhuni pjesë e historisë

Kur na ndajnë edhe 22 ditë nga afati që emigrantët kanë për t’u regjistruar me qëllim që të votojnë në zgjedhjet e 11 Majit, Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një apel atyre, që të regjistrohen sa më parë dhe mos ta lënë për ditët e fundit, pasi edhe sistemi mund të ketë probleme....

Shkurt 10, 2025

Probleme me votat e diasporës në Kosovë? Prokuroria nis hetimet, KQZ: S’e dimë çfarë ndodhi në Kroaci

Më 9 Shkurt qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të kuvendit për të zgjedhur përfaqësuesit e rinj e kësisoj edhe qeverinë e re që do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme. Një rol të rëndësishëm në procesin zgjedhor në Kosovë e ka edhe diaspora. Mërgata ka nisur votimin me postë që prej...

Shkurt 7, 2025

Rama mbledh drejtuesit e qarqeve, diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet dhe diasporën

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi këtë mëngjes në një takim të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve. Në fokus të kësaj mbledhjeje ka qenë përgatitja për zgjedhjet e 11 Majit dhe regjistrimi i diasporës. Kryetari i PS-së ka kërkuar nga drejtuesit politikë të angazhohen për regjistrimin e sa më shumë emigrantëve deri më 4 Mars, kur është...

Shkurt 3, 2025

Noka tur takimesh me diasporën në Belgjikë: Mazhoranca po tenton të bllokojë votën tuaj

Demokratët janë të bindur se diaspora do të bëjë ndryshimin me votën e saj në 11 Maj. Nga Belgjika ku u takua me shqiptarë të diasporës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ftoi emigrantët të regjistrohen në këto zgjedhje.  “Çdo shqiptar i ka sytë sot tek ju dhe Shqipëria ka nevojë për kontributin...

Janar 26, 2025

PD: Niko Peleshi maskon zyrën e PS si të KQZ-së në Selanik

Partia Demokratike akuzon Niko Peleshin se po tenton të manipulojë votën e diasporës përmes zyrave të Partisë Socialiste të ngritura pranë konsullatës shqiptare në Selanik, që i paraqet si zyra shtetërore të KQZ-së. “U bëjmë thirrje shqiptarëve në Greqi që të mos gënjehen nga afërsia e zyrës me konsullatën shqiptare, edhe kjo një shkelje më...

Janar 22, 2025
Sali Berisha

Berisha: Do të denoncojmë çdo aferë të qeverisë

Transparenca mbi të gjithë veprimtarinë korruptive dhe kriminalet të qeverisë dhe parashtrimi para qytetarëve shqiptarë i programit të saj elektoral, janë dy nga shtyllat e Partisë Demokratike në sesionin e ri parlamentar. Kryetari Sali Berisha tha në konferencën për mediat se parlamenti aktual nuk i ka përmbushur detyrimet e tij, duke theksuar se qytetarët do...

Janar 20, 2025
Bajram Begaj

Sesioni i ri parlamentar, Begaj: Periudhë e re dialogu

Presidenti Begaj u bën thirrje deputetëve që të nisin një periudhë të re bashkëpunimi e dialogu në shërbim të shqiptarëve në vend, në Diasporë dhe në rajon. “Në çdo hap që kemi hedhur, çelësi i suksesit ka qenë i qartë. Ai qëndron te dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirja. Roli i Kuvendit është i pazëvendësueshëm edhe...

Janar 20, 2025

2700 kërkesa të refuzuara, Celibashi: Arsyeja kryesore dokumenti i vërtetimit të adresës nga emigrantët

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se arsyeja kryesore e refuzimit të kërkesës për t’u regjistruar si votues nga jashtë vendit është dokumenti i vërtetimit të adresës. Në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Celibashi shprehet se adresa e deklaruar nga votuesi duhet të jetë e njëjtë me adresën e ngarkuar...

Janar 16, 2025

Zgjedhjet e 11 Majit, vijon regjistrimi i diasporës. Refuzohen mbi 400 kërkesa

Prej 11 Janarit vijon regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit e që shprehin dëshirën për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit. Në Platformën Elektronike të Regjistrimit, ose siç njihet shkurtimisht PER, kanë shkuar në total 16 090 kërkesa. Nga to janë duke u shqyrtuar mbi 80% e këtyre kërkesave, pra 13103 kërkesa, ndërsa...

Janar 15, 2025
Marrëveshja për dokumentet biometrike

Nënshkruhet marrëveshja për dokumentat biometrikë

Qeveria Rama ka shkurtuar ndjeshëm kohën dhe procedurat e aplikimit për pajisjen me dokumenta biometrike për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Çdo qytetari shqiptar që jeton jashtë kufijve të vendit nuk do t’i duhet më 30 ditë për tu pajisur më pasaportë, por kjo kohë reduktohet me 15 ditë duke u përgjysmuar...

Janar 14, 2025