Ditën e sotme ka pasur një sulm me gaz lotsjellës në një nga metrotë e kryeqytetit anglez. Mjaft pasagjerë që ndodheshin në metro kanë pasur probleme me frymëmarrjen, si pasojë e gazit, substancë që është shpërndarë nga dy persona që nuk janë identifikuar ende. Incidenti ndodhi në stacionin Oxford, rreth orës 9:13 minuta me orën lokale.

Episodi i kësaj ngjarjeje nuk është i qartë, por policia britanike ka nisur hetimin për evidentimin e shkaqeve. Bazuar në rrëfimin e dëshmitarëve okularë, dy autorët e sulmit kanë qenë në gjendje të dehur.

Gjithsesi, policia ka arritur të sigurojë foto të të dyshuarve, informacion ky që mund t’i ndihmojë në investigim.

Të lënduarit kanë marrë menjëherë ndihmën mjekësore. Pas kësaj ngjarjeje në qendër të Britanisë së Madhe, metrotë janë ndaluar për disa orë për të rritur sigurinë e për të shmangur raste të tilla të ngjashme.

Klan Plus