Në vetëm pak ditë, në Indi do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme të cilat do të zgjasin 1 muaj. Rreth 960 milionë njerëz në një vend me popullsi 1.4 bilion do jenë gati të hedhë votën në kuti. Parashikimet janë pozitive për Narendra Modi, i cili pritet të marrë mandatin 5 vjeçar sërish si kryeministër.

Po pse indianët e duan Narendra-n?

Nën udhëheqjen e tij, India është gati të bëhet një fuqi ekonomike e shekullit të 21-të. Ndërsa lidhjet midis Pekinit dhe Perëndimit po prishen gjithnjë e më shumë, India gëzon marrëdhënie të shëndetshme me shumicën e ekonomive të mëdha dhe po tërheq në mënyrë masive kompanitë për të ngritur fabrika në vend.

Edhe pse India mbetet një vend kryesisht i varfër, ekonomia e saj vlen 3.7 trilion $, shifër e regjistruar në 2023-in. Kjo e rendit atë në vendin e 5-të në rang botëror në këtë fushë të rëndësishme.

Nivelet e GDP-së, sipas Bankës Botërore

Ekonomia e ‘gjigandit’ të Azisë Jugore është e vendosur të zgjerohet me një normë vjetore prej të paktën 6% në vitet e ardhshme, por analistët thonë se ajo duhet të synojë një rritje prej 8% ose më shumë nëse dëshiron të bëhet një superfuqi ekonomike. Ekspertë të ndryshëm thonë se nëse vijon me këtë ritëm, India do bëhet numri 3 në botë pas SHBA-së dhe Kinës në vitin 2027.

Megjithatë, India duhet të rrisë produktin e brendshëm bruto e rrjedhimisht standardet e jetesës së qytetarëve. Për këtë të fundit, sipas Bankës Botërore në 2022-in u rendit në vendin e 147-të.

“India moderne”

Ashtu siç bëri Kina para 3 dekadash, transformimi infrastrukturor në Indi ka nisur. Po shpenzohen biliona për të ndërtuar rrugë, porte, aeroporte apo hekurudha. Janë shtuar rreth 55 mijë kilometra në rrjetin e autostradave për pak vite. Sigurisht kjo gjë krijon lehtësi për punësimin…

Ajmer, Rajasthan

Ndërkohë, investitorë privatë po “shënjestrojnë” energjinë e gjelbër, për të ndërtuar centralin më të madh ndonjëherë. Vetëm këtë vit, janë ndarë 134 miliardë dollarë për të nxitur zgjerimin e ekonomisë.

Statistikat e regjistruara prej 2013-ës për rrjetin e autostradave

Një tjetër ndryshim thelbësor janë dhe platformat teknologjike që po përdoren. Përshembull, me programin Aadhaar të lançuar në 2009-ën u realizua databaza biometrike më e madhe në botë, që e ndihmoi qeverinë të ruante miliona në buxhet. Edhe platforma “Unified Payements Interface” i lejoi përdoruesit të kryenin pagesa thjesht duke skanuar një kod. Në Shtatorin e shkuar, duke cituar një raport të Bankës Botëror, Modi tha se falë infrastrukturës digjitale India ka kapur nivele, për të cilat mbase do të duheshin më shumë se 47 vite punë.

10 bursat më të mira në botë

“Superfuqia e bursës”

Potenciali ekonomik reflektohet edhe në tregun indian të aksioneve. Vlera e kompanive të listuara në bursat e Indisë ka tejkaluar 4 trilion dollarë në fund të vitit 2023. India ka dy bursa kryesore: Bursa Kombëtare e Aksioneve të Indisë (NSE) dhe BSE, bursa më e vjetër e Azisë e njohur më parë si Bursa e Bombeit.

Fabrikat gumëzhijnë!

Ka nisur një program stimulues për kompanitë e huaja, për të krijuar prodhim në 14 sektorë, që nga elektronika, automobilat e pajisjet mjekësore. Si rezultat, firmat më prestigjioze si “Apple” apo Foxconn po operojnë në Indi. Madje, thuher se rreth 23% e Iphone-ëve do të prodhohen atje deri në fund të 2025-ës. Pritet që edhe TESLA të “zbarkojë” shpejt me një investim të madh.

Tabela e një njësie të “Foxconn” në periferi të Chennai

Po vendet e punës?

Ndryshe nga sistemi demokratik, ekonomia e Indisë është larg perfeksionit. Nëse rizgjidhet, Modi do duhet të përballet me një sërë sfidash për krijimin e qindra milionë vendeve të punës.

Stacioni hekurudhor “Churchgate” i Mumbait

Mesatarisht, në 29 vite India ka popullsinë më të re globale dhe sigurisht benefitet prej punës së tyre duhet të kishin kapur rekordet tashmë. Por, sipas një raporti të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, indianët e moshës 15-29 vjeç kanë më shumë gjasa të jenë të papunë, pavarësisht nëse janë të arsimuar.

E.D/tvklan.al