Një gjykatës amerikan i Uashingtonit vendosi të bllokojë përkohësisht urdhrin e firmosur nga Presidenti Donald Trump për ndalimin e granteve federale, huave dhe ndihmave të tjera financiare.

Gjykatësi tha se urdhri që duhet të hynte sot në fuqi nuk do të zbatohet të paktën deri në 3 Shkurt. Nga urdhri i Trump prekeshin fondet që një sërë agjencish amerikane.

Ka reaguar menjëherë Shtëpia e Bardhë që tha se urdhri kishte si synim shpenzimin më të mirë të triliona dollarëve të qeverisë amerikane.

Ky është urdhri i dytë i Trump që bllokohet nga gjykatat pas atij të marrjes së shtetësisë për fëmijët që lindin në tokën amerikane.

Tv Klan