Tuneli i Murrizit është hapur për qarkullimin e automjeteve mesditën e kësaj të Premteje (14 Mars). Siç raporton nga atje gazetari i Klan News Maksi Rama, pavarësisht festës e entuziazmit të dibranëve që ka qenë prezent prej mëngjesit, në të dyja anët e Qafë-Murrizit ka trafik të rënduar. Kjo sepse një numër i madh shoferësh kanë dashur të përshkojnë këtë rrugë tanimë përmes tunelit, në vetëm 2 orë.


Mësohet se tuneli me gjatësi 3.8 km është veshur me tub metalik dhe punimet janë kryer në sajë të standardeve bashkohore. “Është bërë një dopio-izolim për siguri. Ka ndriçim e sinjalistikën e duhur si dhe 11 nyje lidhëse me tunelin e emergjencës”, bëri me dije gazetari.

Pas 7 vitesh punë, ku janë hasur një sërë problematikash me gjeologjinë, është finalizuar ky projekt mjaft i rëndësishëm. Nuk ka munguar kryeministri Edi Rama, i cili është pritur me këngë e valle në hyrje të tunelit.

/tvklan.al