Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pasi u largua nga Mbretëria e Bashkuar ka shprehur edhe njëherë tjetër mirënjohjen për mbëshetjen që SHBA ka dhënë ndaj Ukrainës.

“Ne e kuptojmë rëndësinë e Amerikës dhe jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kemi marrë nga SHBA”, shkruan Zelensky në platformën X.

I gjithë ky reagim vjen pak ditë pas tensioneve që u zhvilluan në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti Trump dhe zëvendësi i tij Vance i thanë Zelenskyt se nuk ishte mirënjohës për mbështetjen ushtarake që SHBA i ka dhënë.

Por në reagimin e tij Zelensky thekson se nuk ka pasur asnjë ditë që Ukraina të mos jetë ndjerë mirënjohëse për ndihmat që ka marrë dhe e përshkruan atë si “mirënjohje për ruajtjen e pavarësisë sonë”.

Më tej Presidenti ukrainas thotë se ndihma nga partnerët e tij është për sigurinë e tyre dhe se garancitë e sigurisë për të cilat ai këmbëngul janë çelësi për një paqe të qëndrueshme.

/tvklan.al