Dashi-Mirëkuptimi i ndërsjellë në çift sot mund të jetë i vështirë, veçanërisht nëse tentoni të tërhiqeni në vetvete. Prandaj, do të jetë thelbësore të hapeni dhe të komunikoni me partnerin tuaj në vend që të lejoni humorin e keq të prishë harmoninë e përgjithshme. Për beqarët, mund të jetë një kohë kur pasioni juaj do të ringjallet për një person me karakteristika të kundërta me tuajat.
Demi-Një marrëdhënie dashurie afatgjatë mund të arrijë më në fund pikën e angazhimit total. Ndjenjat intensive dhe fjalët e dashurisë mund të vijnë papritur nga partneri juaj, të cilat mund t’ju befasojnë. Biseda mund të rezultojë për një të ardhme së bashku, por nuk do të merren vendime konkrete. Shijoni sa më shumë këto momente.
Binjakët-Ditë e ngrohtë dhe harmonike. Jeni në prag të daljes nga një periudhë e errët e jetës suaj. Janari ka qenë një muaj i vështirë, i cili fatmirësisht kaloi. Por ditët e para të Shkurtit do të sjellin ndjesi pozitive. Në dashuri do të ketë rikuperim, por mbani parasysh se shpesh gjërat varen nga ju.
Gaforrja-Sot do të kuptoni se në këtë botë materialiste gjithçka gjykohet nga pamja e jashtme dhe njerëzit nuk shpenzojnë kohë për të njohur. Do ju duhet shumë kohë për të marrë vëmendjen e duhur. Mos e lini veten pas dore.
Luani-Jeni në qendër të vëmendjes. Së shpejti do të dalloni edhe armiqtë. Bëni kujdes kur të ballafaqoheni me këta njerëz sepse do t’iu provokojnë. Megjithatë do ta gjeni edhe një person të cilit mund t’i besoni.
Virgjëresha-Ndoshta do të duhet t’i qëndroni pranë e të ndihmoni dikë të afërt sot dhe mundi do t’ia vlejë. Ndonjëherë mjafton një njeri logjik si ju që tjetri të shohë me sytë e tij çfarë ka përballë.
Peshorja-Perspektivat janë shumë të mira për jetën tuaj në çift sot. Partneri do iu surprizojë në çdo moment dhe do iu bëjë të ndiheni në çdo moment të dëshiruara. Paratë do duhet t’i menaxhoni me kujdes dhe maturi. Situata nuk është aq e qëndrueshme sa ju mendonit.
Akrepi-Lini mënjanë impenjimet dhe shijoni një drekë me njeriun e zemrës. Do t’ju duhet pak argëtim dhe bisedoni bashkë për të ardhmen.
Shigjetari-Në rast se sot jeni të rrethuar nga shumë njerëz, mund të prisni një ditë shumë harmonike. Ndjeshmëria juaj është më e lartë se zakonisht, kështu që do të jeni në gjendje të kuptoni më mirë të tjerët dhe të kuptoheni gjithashtu. Kjo gjë do të krijojë lumturi dhe gëzim në zemrën tuaj.
Bricjapi-Do të përballeni me zhgënjime të mëdha sot. Të lindurit e kësaj shenje, duhet të përqendrohen më shumë në të tashmen dhe në pritshmëritë që kanë për të ardhmen. Kjo gjë vlen si për sferën profesionale ashtu dhe atë sentimentale.
Ujori-Zgjidhja e dilemës për të vazhduar me planet e nisura sa i përket karrierës apo synimeve që janë të rëndësishme për ju personalisht, mund të jetë vendimtare për të ardhmen. Një mik i juaj do ju këshillojë, mos e nënvlerësoni.
Peshqit-Planifikoni të shkoni për studime të larta. Sot do të merrni shumë oferta e bursa edhe nga disa institucione prestigjioze. Bëni kujdes kur të bëni plane. Dikush po mundohet të përfitojë prej jush./tvklan.al