Te Milani vazhdon puna për të ardhmen, ndërsa në klub ka qetësi pas fitores së fundit ndaj Leçes në Serie A.
Tani drejtuesit e kanë rikthyer vëmendjen tek emri për drejtorin sportiv, pasi synohet që te “Djalli” të nisë një cikël i ri në fund të këtij sezoni.
Duket se kjo çështje do të vazhdojë edhe në javët në vazhdim, ndërsa zyrtarizimi do të vonohet.
I pari në listë, Andrea Berta, po shkon drejt Arsenalit.
“Sportmediaset” raporton se edhe një akord me Igli Taren duket gjithnjë e më e larg.
Vendimi për t’i besuar gjetjen e drejtorit të ri sportiv shefit ekzekutiv, Xhorxhio Furlani e ka zbehur thuajse përfundimisht kandidaturën e ish-drejtuesit të Lacios, duke bërë që i avantazhuar të jetë Fabio Paratici.
Ish-administratori i deleguar i Juventusit, megjithatë, vjen nga një skualifikim për çështen e plusvalencave dhe kjo shqetëson pjesërisht klubin e drejtuar nga Xheri Kardinale, megjithatë drejtuesit mund ta lënë pas këtë shqetësim, e gjasat janë të mëdha që në ditët në vazhdim të ketë një mbledhje të re për të vlerësuar një projekt të mundshëm të propozuar nga Paratiçi.
Drejtori i ri sportiv do të vendosë edhe të ardhmen e trajnerit Serxho Konceiçao.
Në ambientet e klubit po përmendet shpesh edhe emri i Masimiliano Alegrit, por bisedime konkrete me teknikun toskan nuk ka pasur. I vetmi i kontaktuar deri më tani është trajneri i Marsejës, Roberto de Zerbi.
Klan News