Udhëheqësit botërorë mirëpritën rezultatet e takimit në Arabinë Saudite ku Ukraina pranoi propozimin për një armëpushim 30-ditor me Rusinë.

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, thanë në rrjetet sociale se i mirëpritën lajmet nga Arabia Saudite për bisedimet SHBA-Ukrainë, duke përfshirë propozimin për një marrëveshje armëpushimi.

“Ky është një zhvillim pozitiv që mund të jetë një hap drejt një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën. Topi është tani në fushën e Rusisë,” thanë ata të martën.

Kryeministri polak Donald Tusk tha se tashmë “edhe Evropa është e gatshme të ndihmojë në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Tv Klan