Dashi- Sot do të jeni shumë të lumtur, pasi të gjithë do vlerësojnë punën tuaj. Për sa i përket aspektit financuar gjithçka do të jetë në favorin tuaj. Edhe për beqarët do të jetë një ditë e mirë.
Demi- Krizat e javës së kaluar do të përfundojnë sot dhe do të nisni një ditë të bukur. Do jeni të qartë në idetë tuaja dhe mund të nisni një aventurë të re në dashuri dhe biznes.
Binjakët- Do kaloni momente të vështira sot, pasi do keni probleme shëndetësore që do u pengojnë. Këshillohet që të mos merrni asnjë vendim për gjëra të rëndësishme, pasi mund të dështoni.
Gaforrja- Sot do të jeni gjithë ide dhe do arrini që të keni sukses. Nga puna do të jetë gjithçka mirë, pasi ju do të mbështeteni nga eprorët tuaj. Edhe të dashuruarit do të kalojnë një ditë të bukur sot.
Luani- Performanca e mirë në punë do u rrisë besueshmërinë tek eprorët. Të gjitha detyrat që u kanë dhënë do i kryeni në kohë dhe do jeni modeli për të gjithë të tjerët. Do dëgjoni vetëm lajme pozitive.
Virgjëresha- Gjithçka do të jetë në rregull për ju sot. Duhet të keni kujdes për veprimet që do kryeni, pasi mund të lëndojnë të tjerë. Në aspektin financiar gjithçka do të jetë në rregull.
Peshorja- Jo gjithçka do shkojë sipas planit tuaj. Diçka do u mundojë gjatë gjithë ditës dhe mund të merrni vendime të gabuara. Të dashuruarit do jenë disi të hutuar, por nuk do kenë probleme.
Akrepi– Lumturia do të mbizotëroje tek ju sot. Do jeni në gjendje që të gjeni ekuilibrin për të pasur sukses në vendimet që do merrni. Gjithçka në familje do jetë shumë mirë.
Shigjetari- Sot do të jeni energjik dhe optimist. Dëshira për të bërë gjëra të reja do të ndikojë për mirë në aspektin financiar. Beqarët duhet të kenë kujdes me zgjedhjet që do të bëjnë.
Bricjapi- Dita nuk do të nisë mirë, por pasdite do arrini të kontrolloni situatën. Nga puna gjithçka do të shkojë mirë, pasi mundi juaj është vlerësuar nga eprorët. Të dashuruarit do të marrin vendime të rëndësishme.
Ujori- Do keni një tendencë për të shpenzuar dhe kjo do ndikojë tek financat e familjes. Duhet të keni kujdes në punë, pasi çdo gabim mund të kushtojë shumë. Shmangi debatet dhe kurseni mendimet tuaja për të tjerët.
Peshqit- Sot do të arrini që gjeni paqen shpirtërore. Nëse jeni duke planifikuar që të kryeni investime, sot është dita e duhur. Të dashuruarit do të marrin vendime të rëndësishme dhe mund të ketë dasmë në të ardhmen./tvklan.al