Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Malësinë e Madhe ku një turistë malazez ka humbur jetën.

Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lëpushë rreth orës 17:00 ku një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për 71-vjeçarin M.M.

Pavërësisht ndihmës së shpejtë të urgjencës 71-vjeçari ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

/tvklan.al