Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur në afërsi të fshatit Leminot në Maliq.
Sipas asaj që bën të ditur gazetarja e Klan News, Daniela Zisi një motor ka goditur një këmbësor i cili ka humbur jetën, teksa drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë.
“Rreth orës 19:05, shtetasi E. P., 18 vjeç, banues në Çaushli, duke drejtuar një motomjet, ka përplasur një këmbësor, shtetasin A. S., 68 vjeç, banues në Velitërnë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasi A. S. Ndërsa drejtuesi i motomjetit shtetasi E. P., është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë../tvklan.al