Një çift bashkëshortësh nga Shijaku ankohet në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi në 15 gusht i kanë dhënë 2 milionë lekë mikut të tyre Fatmir Deda që ky i fundit t’u bënte grilat e shtëpisë. Por Fatmiri nuk ka kryer as punën e as kthen paratë. Megjithëse çifti ka denoncuar në polici, Fatmir Deda ka thënë se do t’i bëjë grilat për një javë e në fakt asgjë nuk u zgjidh.

Qytetarja: Ore zotëri, edhe 2 milionë, nuk i thonë pak.

Qytetari: Unë të kam pritur një muaj e gjysmë.

Fatmir Deda: Do ta lë çelësin?

Qytetarja: Nuk e dua.

Fatmir Deda: Ore, ore do të bëj çmos të vij nesër.

Qytetarja: Po nuk i pret ti gjithë natën ato se nuk është një dritare.

Fatmir Deda: A do të drejtën, nuk i mbaroj për dy ditë.

Qytetarja: Ore, jam dakord! Ti bjer pagesën që të kam dhënë!

Qytetari: Bjer mo pagesën, që të dhamë për materialet, i kam blerë materialet!

Qytetarja: Po ku i ke materialet, o zotëri, se ke një muaj t’i kam prurë materialet. Mirë po të dal borxhit kështu, më jep pagesën! Kur të vij, e ke pagesën në dorë të gjitha se puna ime është aty.

Fatmir Deda: A të iki të merrem me këtë unë apo do ta vazhdosh ti?

Qytetarja: Po ti ke punë të tjera mo, unë kam hallin tim.

“Stop” takohet me z. Deda, i cili justifikohet duke thënë se ka shumë punë ndaj grilat do t’ua vërë kur të gjejë kohë. Por tani çifiti i bashkëshortëve kërkon paratë pasi ka humbur besimin. Pas ndërhyrjes së “Stop” dhe shumë shtyrjeve të afatit të shlyerjes, çifti i bashkëshortëve merr paratë pas 5 muajsh.

Qytetari: Përshëndetje, Odeta! Unë sot kam ardhur këtu tek Fatmiri të marr lekët e mia.

Gazetarja: O Fatmir, jepi lekët Klodit!

Fatmir Deda: Po ja, ku i kam, duke ia dhënë në dorë!/tvklan.al