Sulmuesi: Dua të fitoj trofe këtë sezon

Milan konfirmoi rinovimin edhe për 1 sezon me Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesi 38-vjeçar, edhe pse luajti vetëm gjysmën e sezonit, realizoi 10 gola në Serie A, duke bindur drejtuesit se vlen. Ibra tregoi edhe synimet në një intervistë për kanalin zyrtar të Milan.

“Jam këtu për të çuar Milan aty ku e meriton. Duhet punuar dhe sakrifikuar për të arritur objektivat që i patëm edhe në muajt e fundit ku treguam se çfarë duhet që t’ia dalim, por ta harrojmë pasi nuk kemi fituar asgjë. Objektivin e kam të qartë, të fitoj ndonjë trofe dhe këtë sezon duhet ta realizojmë”.

Ibrahimoviç do të mbajë numrin 11, që e pati gjatë viteve 2010 deri 2012 kur veshi për herë të parë fanellën e Milan, madje duke u shpallur edhe 1 sezon shënuesi më i mirë.

Kuqezinjtë rikthehen këtë vit në kupat e Europës. Milan do të luajë më 17 Shtator me Shamrock Rovers të Irlandës në turin e dytë të Europa League.

Tv Klan