Shkarkimi i trajnerit Sergio Conceicao në fund të sezonit nga drejtimi i Milanit, duket thuajse i sigurt. Portugezi nuk ka bindur me rezultatet e arritura dhe për këtë arsye pritet të largohet.

Te Milani kanë nisur të mendojnë për trajnerin e ri dhe emri i ri që synojnë drejtuesit është Massimiliano Allegri.

Ky i fundit është pushim nga sezoni i kaluar, kur u shkarkua nga drejtimi i Juventusit. Italiani refuzoi fillimisht një ofertë nga Arabia Saudite, sepse kërkon një skuadër të madhe.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Allegri është i pari në listën e drejtuesve të Milanit, ndërsa alternativa janë Cesc Fabregas dhe Roberto De Zerbi.

Në rast se arrihet një marrëveshje, për Allegrin do të ishte një rikthim të Milani, pasi i drejtoi ata nga viti 2010 deri në vitin 2014.

/tvklan.al