Stefano Pioli mund të rikthehet në Serinë A, aty ku lë shenjë në drejtimin e Milanit. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, thuhet se 59-vjeçari është në listën e Juventusit, si pasues i mundshëm i Thiago Mottës.

Ky i fundit pritet të shkarkohet, pasi rezultatet dhe loja e treguar nuk kanë lënë shije të mirë te drejtuesit.

Bardhezinjtë kanë nisur kërkimet për një trajner të ri dhe lista është reduktuar në dy emra. Bëhet fjalë për Stefano Piolin dhe Roberto De Zerbin, dy trajnerë që e njohin mirë kampionatin italian.

Pioli shihet si favorit, ndonëse aktualisht drejton skuadrën e Al Nassr në Arabinë Saudite. Sa i përket De Zerbit, ai pëlqehet shumë për mënyrën e lojës që aplikon dhe po studiohet me kujdes.

Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për Juventusin dhe trajnerin e ri që do të zgjidhet. /tvklan.al