Për herë të parë që kur është ulur në stolin e Milanit, trajneri Sergio Conceicao do të ketë në dispozicion të gjithë mesfushorët.

Ruben Loftus-Cheek ka hedhur pas krahëve problemet dhe është rikthyer me ekipin. Anglezi u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Como-n në kampionat.

Rikuperim i rëndësishëm te Milani, me stafin që tani do të ketë më shumë mundësi zgjedhjeje. Loftus-Cheek mungoi për më shumë se dy muaj, pas problemeve në kofshën e djathtë.

Mesfushori synon të rigjejë formën e sezonit të kaluar, ku arriti të shënonte 10 gola në 40 ndeshje të luajtura. /tvklan.al