Ish-kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Borko Stefanoviç, thotë se Kurti dhe Vuçiç nuk kanë asnjë interes që dialogu të përparojë.
“Kurti nuk ka asnjë ide për të bërë diçka konkrete sepse e sheh që asgjë nuk ndodhë kur ai merr masa të papranueshme kundër serbëve në Kosovë. Vuçiç nuk do deshiron ta çojë Serbinë përpara drejt Bashkimit Europian. Kështu që i keni dy njerëz në pushtet që nuk kanë asnjë interes për të arritur asnjë marrëveshje mes tyre. Kusht kryesor për vijimin e dialogut duhet të jetë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Serbët nuk duhej të largoheshin nga institucionet në të cilat punonin. Kemi qenë publikisht kundër këtij vendimi që u mor personalisht nga Aleksandar Vuçiç”.
Ai e ka cilësuar si “akt kriminal” sulmin terrorist të Banjskës që ndodhi vitin e kaluar.
Gjatë Konferencës së Sigurisë në Beograd, Stefanoviç tha se nuk ka asnjë mundësi që Radoiçiç të ekstradohet në Kosovë.
“Mendoj se ky akt është kriminal dhe nënkupton që zyra e prokurorit dhe gjykata duhet të veprojnë e të mbajnë prapra grilave të gjithë ata që janë përgjegjës. Këtë duhej ta kishim bërë dje, nëse më kuptoni çfarë dua të them. Ka zëra në Prishtinë që duhet ta ekstradohet por ju e dini se kjo është absolutisht e pamundur, prandaj duhet të tregojmë që jemi vend demokratik dhe ku sundon ligji, gjë që nuk jemi aktualisht nën këtë regjim. Vuciç dhe Radoiciç janë të afërt personalisht, politikisht, financiarisht. Është mister për mua që ky person ende është i lirë. Nuk mendoj që është e mirë dhe e pranueshme”.
Stefanoviç aktualisht është zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë.
Klan News