Peter Sorensen ka nisur zyrtarisht detyrën e emisarit të BE-së për dialogun me Kosovës dhe Serbisë, duke zëvendësuar Miroslav Lajçak. Një mandat fillestar ky per diplomatin danez që do ta ushtrojë për 13 muaj.

Sorensen ka pasur një takim me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav, në të cilin është diskutuar mbi çështjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Orav në një postim në rrjetet sociale shkruan se është i bindur se përvoja e tij e gjerë diplomatike do të ndihmojë në avancimin e normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Peter Sorensen është propozuar si ndërmjetës nga shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Kaja Kallas. Ndërsa në vendim thuhet se detyra e Sorensenit veç lehtësimit te dialogut mes palëve, në veçanti duhet të angazhohet në implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit si dhe aneksin e zbatimit të miratuar në Shkurt dhe Mars të vitit 2023.

Diplomati danez nuk është emër i panjohur në Ballkanin Perëndimor. Ai ka një përvojë të gjatë si përfaqësues i UNMIK, si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnjë-Hercegovinën, si dhe ka qenë shef i zyrës së BE-së në Sarajevë dhe në Shkup.

Tv Klan