Raportim Live
14:07, 20 Shtator 2024

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë

14:00, 20 Shtator 2024

Klodjan Rrjepaj shpërthen ndaj Albana Vokshit: Më keni hedhur në gropë me gënjeshtra, unë do dal i parfumosur

Rreth 4 orë pas nisjes së dëshmisë në Komisionin Hetimor Parlamentar për Shëndetësinë, ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj ka ngritur tonet ndaj kryetares demokrate të komisionit, Albana Vokshi.

Shkak është bërë një term i përdorur nga deputetja Vokshi, që e cilësoi Rrjepajn si të burgosur, kur në fakt është në paraburgim dhe nën hetim me masë sigurie “arrest në burg”, ndaj të cilit nuk ka vendim gjykate.

Ish-zv/ministri Rrjepaj iu referua opozitës demokrate kur tha se ai në hetimin e sterilizimit është i paradënuar dhe jo i paraburgosur, për shkak të gënjeshtrave, siç pretendoi ai, të bëra nga opozita gjatë këtyre viteve.

Klodjan Rrjepaj u shpreh se do të dalë i pastër nga kjo histori.

Plarent Ndreca: Për këto dy procedura jeni në dijeni që ka pasur një proces hetimi penal nga Prokuroria e Tiranës dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda? Dhe nëse keni dijeni, keni dijeni për faktin që të dy këto procedura janë pushuar me vendim nga prokurori?

Klodjan Rrjepaj: Kam dijeni, jam marrë në pyetje, kam që në 2016 që hetohem, nuk është lënë gjë pa hetuar. Nuk shikohet bari, por shikohen mullarët e kashtës për të kërkuar ndonjë gjilpërë, dhe kur nuk është gjetur gjilpëra është marrë fija e kashtës dhe është bërë gjilpërë. Kam dijeni shumë mirë.

Ndërhyn Albana Vokshi: Ju lutem, nuk jeni këtu për të dhënë…jepini atje në Prokurori. Nuk më duhet mua çfarë mendoni për vendimin e… për Prokurorinë dhe për SPAK.

Klodjan Rrjepaj: Ku fola unë, thashë gjë unë Prokuroria e Posaçme? E thatë ju. Nuk thashë gjë unë. Po flas për ata të cilët janë në rrugë, nuk po flas për Prokurorinë, Prokuroria ka punën e vetë.

Plarent Ndreca flet nga vendi

Albana Vokshi: Nuk më duhet se po e heton SPAK-u tani, ti thua e ka mbyllur Prokuroria e Tiranës po hajde te SPAK-u. A është në burg zotëria sepse po e heton SPAK-u?

Klodjan Rrjepaj: Edhe kjo është një gabim tjetër. Nuk mund ta përdorësh qenien time në burg si argument për të mbështetur ato që thua. Se duhet ta përdorësh pastaj për të gjithë që janë në burg e për të gjithë që janë në arrest. Unë jam i paradënuar me burg, jo në paraburgim. Për shkak të këtyre paragjykimeve që i keni sjellë në këto 8 vjet dhe gënjeshtrave që janë thënë këtu. Por do thuhen të vërteta, do dalin të vërteta dhe këtu ku më keni hedhur në këtë gropë do dal jashtë i pastër, i larë, i parfumosur. Kështu do dal. Atje ku e drejta ka vlerë. Ku standardi shkruhet me gërma të arta. Mos e përdor më standardin është në burg dhe për rrjedhojë ka shkelje. Mos e përdor!

Albana Vokshi: Ka mundësi ta ulni tonin e zërit sepse…

Klodjan Rrjepaj: Jo, absolutisht nuk e ul tonin e zërit. Je këtu për të mbrojtur të drejtat e mia.

Albana Vokshi: E keni ngatërruar qëllimin e ardhjes tuaj këtu.

Plarent Ndreca: Zonja kryetare ka të drejtë për këtë pikë, i thatë që jeni në burg, ai është i paraburgosur.

Albana Vokshi: Ne jemi këtu për pjesën administrative, mendimi juaj për pjesën e SPAK apo GJKKO neve nuk na intereson.

13:30, 20 Shtator 2024

Plarent Ndreca: Kush i ka marrë risqet në këtë kontratë?

Klodjan Rrjepaj: Të gjitha risqet i ka marrë partneri privat.

10:42, 20 Shtator 2024

Albana Vokshi: Në dokumentet e kredisë plus grant thekson objektivi i këtij komponenti është vënia në funksionimin e qendrës së sterilizimit. I ka marrë parasysh. Ka përcaktuar gjithë mënyrën se si do operohej brenda dhe jashtë. Pse kjo nuk përmendet fare në memon tuaj? Është zhdukur, sikur nuk ekzuistonte ky kompentet i Bajnkës së Europës?

Klodjan Rrjepaj: Nuk jam në dijeni.

Albana Vokshi: Pra ka qenë pjesë e munguar e informacionit që keni pasur? Nuk keni mbledhur gjithë informacionin për hartimin e studimit të fizibilitetit?

Klodjan Rrjepaj: E kam mbledhur gjithë informacionin. Nuk besoj se ka lidhje studimi i fizibilitetit me këtë kredi.

10:37, 20 Shtator 2024

Klodjan Rrjepaj: Unë jam në dijeni që masterplani për QSUT-në përsa i përket repartit të sterilizimit dhe në planifikimin që është bërë kemi dhe informacion. Në të njëjtën kohë që ekzistonin dhe hidroklabat, deri në 2014 kishim dhe kontrata me operatorë privatë, nuk plotësonte nevojat. Studimet e fizibilitetit për elementet shtesë që do të vinin nga ky projekt pa rënduar resurset që ishin në spitalet rajonale.

Albana Vokshi: Pjesë e memos është edhe përllogaritja e stafit që nevojitej që duhej trajnuar për të vënë në funksionim qendrën e sterilizimit që do të përballonte nevojat e të gjithë Shqipërisë. Ky repart ishte mjaftueshëm i nevojshëm për të përballuar 60 mijë operacione?

Klodjan Rrjepaj: Ka një problem, ka qenë një kapacitet teorik. Nuk përfshin shtrirjen praktik të programit dhe për proceset e tjera të kontejnerëve. Është teorik.

10:25, 20 Shtator 2024

Klodjan Rrjepaj: Jam në dijeni të masterplanit të QSUNT të përgatitur nga kompania gjermane, kam qenë dhe prezent në një nga inaugurimet që janë bërë të një pjese të spitalit të ri të Urgjencës. Pjesa e përgatitur nga TopConsult i ka përkitur vetëm investimit në repartin qëndror të sterilizimit në katin -1 të Urgjencës, qoftë në hapësirë në metra katrorë, qoftë në pajisje. Kjo ka qenë kontrata.

Albana Vokshi: Në këtë masterplan kishte edhe komponentë të tjerë që është krijimi i investimit në repartin qëndror të sterilizimit. Sa ishte vlera totale e këtij investimi?

Klodjan Rrjepaj: Pjesa e investimit në pajisje teknologjie ka qenë 0.8 milionë Euro, ndërkohë që për pjesën e hapësirës së infrastrukturës ka qenë 0.6 milionë. Por nuk jam shumë i saktë për këtë.

Albana Vokshi: Ish-ministrja e QSUNT Ogerta Manastirliu, në Shkurt 2014 i është drejtuar ministrit Ilir Beqaj informacion mbi gjendjen e sistemit të sterilizimit në QSUT, në këtë shkresë ish-drejtoresha ka paraqitur gjendjen aktuale të repartit, ka vënë edhe fotot përkatëse dhe i ka kërkuar ministrit Beqaj dhe ka theksuar qëllimin e punës, ka përshkruar kapacitetin e përpunimit.

Klodjan Rrjepaj: Nuk jam në dijeni të gjithë masterplanit, jam në dijeni të projektit që kishte TopConsult, jo në lidhje me memon që thoni nuk e kam parë në atë kohë, e kam parë më vonë. Jam në dijeni të projektit që TopConsult ka bërë aty.

10:22, 20 Shtator 2024

Avokati: Për shkak se është çështje penale, donim të dinim a është marrë leje nga organet proceduriale?

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi: Kemi dërguar shkresë për të gjithë dëshmitarët që janë nën akuzë, kemi dërguar në SPAK dhe GJKKO dhe na është konfirmuar përvec z.Beqaj që ende nuk kemi përgjigje. Për gjithë dëshmitarët e tjerë na është konfirmuar prania.

10:05, 20 Shtator 2024

Momenti kur Klodjan Rrjepaj mbërrin me pranga në duar në Kuvend

9:30, 20 Shtator 2024

Klodjan Rrjepaj dëshmon në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë

Klodjan Rrjepaj dëshmon në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë

Klodjan Rrjepaj dëshmon në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë

Ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj po dëshmon përpara Komisionit Hetimor Parlamentar për Shëndetësinë.

SPAK i ka dhënë leje Rrjepajt, i cili është me masë sigurie arrest në burg, që të dalë nga qelia dhe të paraqitet në ambientet e Kuvendit ku do të pyetet nga deputetët për sterilizimin dhe check-up.

Klodjan Rrjepaj u shoqërua nga policia në Komisionin Hetimor Parlamentar për Shëndetësinë.

Në këtë komision parlamentar do të pyeten gjithashtu edhe dy anëtarët e komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy këta të fundit kanë masë sigurie detyrim paraqitje për koncesionin e sterilizimit, dosje që po hetohet nga SPAK.

Pjesë e këtij hetimi është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili ka masë sigurie detyrim paraqitje. Por Beqaj është aktualisht në qeli pasi ka një masë tjetër sigurie arrest në burg për një tjetër dosje që hetohet nga SPAK, atë të abuzimit me fondet europiane të SASPAC.

/tvklan.al