Anëtarja e grupit të njohur “Blackpink”, Jennie Kim, ka kërkuar falje pasi u kritikua për një video ku ajo shihej duke pirë duhan në ambiente të mbyllura. Ylli i pop-it po përgatitej për një event mode në Itali ku u vu re se ajo po konsumonte duhan në prani të stafit.
Shumë personazhe të njohur në Korenë e Jugut janë vazhdimisht në “lupë” nga publiku për shkak se ky vend ka standarde të larta morale dhe të sjelljes. Asnjë hap i gabuar nuk kalon pa u vënë re!
Videoja e postuar në kanalin zyrtar të Jennie në YouTube tashmë është fshirë.
“Nuk ka të bëjë me duhanin. Hedhja e tymit në fytyrën e stafit në ambiente të mbyllura është thjesht e pakuptimtë”, ka qenë një nga komentet kryesore në YouTube që ka marrë shumë pëlqime nga fansa të tjerë.
Pirja e duhanit në ambiente të mbyllura është e ndaluar në Korenë e Jugut dhe dënohet me gjobë.
Klan News