Ylli i grupit të Blackpink Lisa ka publikuar albumin e saj më të ri të titulluar Alterego.

“ALTER EGO ËSHTË ZYRTARISHT gati! Nuk mund ta besoj se albumi im është më në fund këtu!!!! Jam shumë e lumtur që është i juaji tani. Shpresoj që ta pëlqeni po aq sa unë”, shkroi 27-vjeçarja në rrjetet sociale.

Ky projekt muzikor ka 15 këngë që përmban këngët tashmë të publikuara “Rockstar”, “New Woman” “Moonlight Floor” dhe “Born”.

Në këtë projekt ka edhe këngë të cilat janë bashkëpunime me artistët Future, Megan Thee Stallion dhe Tyla.

Lisa pritet të performojë në ceremoninë e 97-të çmimeve Oscar që do të mbahet më 2 Mars së bashku me artistë të tjerë.

Klan News