Jennifer Aniston ende mban unazën e fejesës që i dhuroi Brad Pitt. Aktorja 51-vjeçare besohet se ka mbajtur unazën 500,000 dollarëshe që i dha Pitt kur u fejuan në 1999-ën.
Sipas mediave rozë Aniston e kishte vënë unazën me diamante kur u takua me Brad ballë për ballë në fillim të këtij viti në eventin e Screen Actors Guild Aëards.
Në atë takim fotografët janë fokusuar më së shumti tek ajo që mbante aktorja në gisht, e cila ngjasonte shumë me atë që Brad i dha më shumë se 20 vjet më parë.
Unaza përmban një gur të madh në qendër, i cili ishte i rrethuar nga një spirale me diamante më të vogla. Po ashtu krejt rastësisht kur Jennifer u fejua me bashkëshortin e dytë Justin Theroux, ai gjithashtu shpenzoi 500,000 dollarë në një unazë për bashkëshorten e ardhshme.
Pra ende nuk dihet se kë kujton më së shumti nga aktorët Jennifer Aniston për aq kohë sa ajo i mban të dyja unazat.
Klan Plus