Fëmijët e Angelina Jolie Dhe Brad Pitt nuk e pëlqejnë fare famën.
Aktorja është shprehur se asnjë prej fëmijëve të saj nuk dëshiron të ndjekë rrugën e aktrimit, por 18-vjeçarja Shiloh është “shumë e rezervuar”.
“Ata vërtet s’e pëlqejnë pjesën e famës, Shiloh sidomos e urren. Nuk është diçka normale. Është vërtet qesharake”.
Ish-çifti ka 6 fëmijë: Maddox, 23 vjeç, Pax, 20, Zahara, 19, Shiloh, 18 dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 16 vjeç.
Angelina shpjegoi se qasja e fëmijëve të saj ndaj famës nuk ka të bëjë me të.
“Kjo s’është vepra ime. Kam dashur gjithnjë që ata të jenë pranë filmit sepse është një familje e mrekullueshme, je krijues, je artist…Atyre nuk iu intereson. Disa prej tyre kërcejnë, pikturojnë, u pëlqen teatri, por asnjëri nuk do që të jetë në ekran”, tha aktorja.
Megjithatë, fëmijët e saj ia kanë dalë të shkëlqejnë dhe të punojnë në projektet e saj. Nga ana tjetër, Shiloh që merr shpesh vëmendje mediatike, i është përkushtuar kërcimit.
Madje sipas mediave të huaja, ajo ka filluar të marrë oferta nga njerëz që kërkojnë ta ndihmojnë ta kthejë pasionin e saj në karrierë por gjithçka mbetet për t’u parë në të ardhmen./tvklan.al