Jet ka arritur të sigurojë 5 votat jeshile të jurisë, rrjedhimisht duke kaluar në statusin “Big” ku do të ketë mundësi të votojë dhe të votohet.

Ardit Gjebrea sqaroi edhe një gabim teknik gjatë këndimit të këngës së Jet në të “Dielën Shqiptare” dhe u shpreh shumë i lumtur që ai gabim nuk ndikoi në moskalimin e këngës në Pallatin e Koncerteve. Jet morri vlerësime të mëdha edhe nga juria.

Ardit Gjebrea: Dua t’ju konfidoj diçka tashmë, më duhet ta them. Tek e Diela Shqiptare në fazën e parë Jet morri tre jeshile dhe dy të kuqë, por pse ndodhi? Gabimisht në orkestralen e tij që na erdhi erdhi jo e plotë dhe kur u këndua para jurisë kënga nuk erdhi e plotë dhe me shumë të drejtë produksioni erdhi për gjysëm dhe për këtë gabim po kërkoj unë ndjesë, dhe për pak kjo këngë nuk do ta kishte para dritën e Pallatit të Koncerteve dhe unë jam shumë i lumtur për këtë dhe akoma më shumë tani që juria të ka ardhur me 5 jeshile. Apo jo Andi?

Andi Vrapi: Dhe akoma më mirë në ditën që kënga e Jet ka kapur 1 milion shikime në You Tube dhe për një artist të ri është një arritje shumë e madhe dhe gjëja tjetër që doja të komplimentoja Jet është që pavarësisht dy të kuqeve që unë e Sardi i dhamë ai nuk reshti dhe e morri të mirëqenë që kënga ju bë hit dhe mund të ja varte, por e performoi si një artist “Big”.

Sardi: Jet e kuqja ime të ka mbajtur në ankth deri tani dhe sot ke qenë në maksimumin tënd si asnjëherë tjetër. Bravo!

Kleart Duraj: Unë mendoj që nuk është Jet po është ‘turbo Jet’, i del vokali nga çdo pore e trupit dhe padiskutim që kënga është e freskët dhe që rezonon me publikun dhe ky është vlerësimi më i madh që mund të marrë një artist. Publiku e do dhe e do këngën çdo shtëpi diskografike.

Ndërkohë Jet ka falenderuar familjen në fjalën e tij.

Jet: Do të doja shumë të falenderoja shumë familjen time sidomos dajën tim që ka ndejtur me mua gjithëkohës dhe familjen time që nuk ka qenë sot e pranishme për arsye personale, por i falenderoj të gjithë.

/tvklan.al