Me një performancë drithëruese Xheisara me këngën “Më e Fortë” ka arritur që të marrë zemrat e jurisë e të sigurojë 5 vota jeshile, të cilat do t’i japin mundësinë që të votojë dhe të votohet.
Performancë jashtëtokësore, më e bukura nga New Artist këtë vit apo e denjë për Eurovizion, këto ishin disa nga fjalët e bukura të cilat juria i shprehu Xheisarës për performancën e saj në “Kënga Magjike”.
Kleart Duraj: Kjo është një këngëtare që i plotëson të gjitha kriteret për të kaluar në fazën finale të një festivali si “Kënga Magjike”. Muzikë, interpretim, tekst, kostumografi, skenografi, prezencë skenike dhe emocion i përcjellë tek publiku.
Andi Vrapi: Ka këngëtarë që mbushin sheshe dhe ka këngëtarë që bëjnë “warm up”. Deri tani ti ke bërë ‘warm up’ gabimisht për të tjerët, tani është koha që të mbushësh sheshet. Dhe një gjë të fundit Ardit, dikush atje lartë është shumë krenar sot për Xheisarën.
Marsela Çibukaj: Asnjë gjë për të pasur zili një performance si në Eurovizion. Ishte mëse e kompletuar. Interpretimi, kënga, fuqia, potenca jote vokale, një performancë jashtëtokësore. Bravo Xheisara!
Anxhela Peristeri: Një nga performancat më të bukura nga New Artist këtë vit. Është tepër e kuruar. Ti je një yll. E ke kënduar shumë mirë. Ti e di sa shumë kam dashur që ti të arrish në atë skenë dhe të përgëzoj dhe të uroj suksese në finale.
DJ Sardi: Unë mbaj mend kur kemi filluar me New Artist dheXheisara ka marrë pjesë për herë të parë dhe unë i kam dhënë të kuqe. Evolucioni i Xheisarës është i frikshëm. Ajo e kuqe i ka bërë shumë mirë dhe unë qëparë thashë se super New Artist, por kjo ishte përformacë për Eurovizion dhe jo New Artist.
Në fund Xheisara bëri një kërkesë falje për të gjithë që padashje mund të ketë lënduar kur ajo ishte më e vogël si dhe vlerësoi jurinë për çdo fjalë, kritikë e këshillë që i kanë dhënë.
Xheisara: Duke marrë shkas nga ajo që tha Sardi unë dua të kërkoj diçka. Po është e vërtetë që kam marrë të kuqe, po është e vërtetë që kam qenë shumë e vogël dhe kam bërë shumë gabime. Gjëra që nuk do të doja t’i shikoja tek vetja. Dua t’i kërkoj falje publike çdokujt që ndoshta nga mërzia e momentit mbase edhe e kam lënduar. Më falni dhe çdo fjalë e juaja është këshillë për ne dhe unë jam rritur, dhe jam rritur edhe nga të kuqet tuaja./tvklan.al