Pas performancës së Alban Emirit dhe vajzës së tij në “Kënga Magjike” në Tv Klan, bashkëprezantuesja e festivalit,  Selin Bollati kërkoi Ardit Gjebrean. Por drejtuesi dhe producenti ia ‘kishte mbathur’ nga salla e Pallatit të Koncerteve për të shkuar aty ku ‘ushqehet’ dashuria, restorant “Era”.

Por më shumë sesa ushqimi, arsyeja e ‘arratisjes’ ishte një surprizë. Në një tavolinë me tre djem të bukur dhe prindërit e tyre, ai ndalon dhe zbulon se ka një ditëlindje. Alma, nëna e djemve po festonte  bashkë me familjen pa e ditur se sonte e priste një surprizë.

Ardit Gjebrea: Mos mami juaj e ka emrin gjë Alma?

Fëmijët: Po.

Ardit Gjebrea: Mos ka mami juaj gjë sot ditëlindje?

Fëmijët: Po.

Ardit Gjebrea: Mami…Mendove që ke ardhur rastësisht këtu?

Alma: Faleminderit shumë, unë e dija komplet rastësisht, tani po lotoj pak se po më thoshin duhet të ikim se s’bën te “Era”, unë çne, tani po e kuptoj që qenka një surprizë.

Ardit Gjebrea: Unë ju ftoj që të vini me mua në sallën e Pallatit të Koncerteve dhe të shohim së bashku natën e dytë të festivalit “Kënga Magjike” dhe ta festojmë aty festën e ditëlindjes tënde.

Gjebrea dhe familja e Almës mbërrijnë në sallën e Pallatit të Koncerteve ku ajo pritet me këngën e ditëlindjes nga 2000 të pranishëm.

Gëzuar ditëlindjen Alma!/tvklan.al