Në pritje të performancës së radhës në kategorinë “New Artist”, drejtuesi dhe producenti i “Këngës Magjike, Ardit Gjebrea ndaloi te një nga personat që punon pas kamerave për spektaklin. Bëhet fjalë për regjisorin Aldon Lipe i cili drejton edhe programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Me qëllimin e falenderimit, Gjebrea zbuloi edhe fytyrën e regjisorit e moderatorit i cili e ka mbajtur ‘sekret’ prej kaq vitesh.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë që presim të vijë artistja në skenë, unë do të doja që kamera të shkojë pak surprizë diku që unë e kam porositur, ju lutem, Aldo… Ja ku është kamera të cilët po e shohin telespektatorët dhe në monitorët që janë dhe kamera po shkon në autobusin e transmetimit ku unë kam një falenderim të veçantë për regjisorin Aldon Lipe.
Aldo, përshëndetje! Më fal që nuk ke ato dy mikrofonët përpara, e di që nuk të pëlqen por u zbulove më në fund te “Kënga Magjike”! Erdhi dita të zbulohesh edhe ti! Të falenderoj pafund për gjeninë tënde sepse unë vërtet e vlerësoj pafund punën tënde në regji dhe bashkë me ty Eraldin, Denisin, Andrin, të gjithë ata që ke pranë për punën e jashtëzakonshme që është edhe fuqia e Televizionit Klan!/tvklan.al