“Kënga Magjike” çel natën e dytë të gjysmëfinales në ekranin e Tv Klan.  përpara se të hynte në skenën e madhe të Pallatit të Koncerteve, drejtuesi dhe producentiArdit Gjebrea pati dy fjalë për artistët dhe publikun.

Ai tha sa me fat janë artistët që publiku sot përfshihet aq shumë me ta përmes  çdo mediumi e platforme. Sa  për publikun, ai ka detyrën e rëndësishme për  të përcaktuar muzikën shqiptare të së ardhmes.

Ardit Gjebrea:Kënga Magjike” thellë-thellë nuk është thjesht një festival. Teksa kam parë përgjatë gjithë këtyre ditëve publikun e interesuar për të qenë në Pallatin e Koncerteve, kam kuptuar se brezi i artistëve të  tanishëm ka për të qenë me shumë fat, jo vetëm prej njohurive, hapësirave apo teknologjisë, por sidomos sepse ka një publik që i do, ka një publik që pret prej tyre, ka një publik që i dëgjon, i sheh, i komenton dhe i voton. Çdo person që është ulur në sallë deh ju që ndiqni nga ekrani apo radio, jeni anëtarët e jurisë së madhe dhe ashtu si juria e festivalit, së bashku me jurinë e artistëve, jeni të gjithë ju që së bashku në këto net do të merrni një vendim të rëndësishëm, atë se cila do të jetë muzika shqiptare për ditët në vijim./tvklan.al