Ka ardhur momenti që kategoria “New Artist” të marrë vendimin përfundimtar të  jurisë. E para që u ngjit në skenën e “Këngës Magjike”e cila transmetohet në Tv Klan, është Fiorela Xhaferraj. Fiorela e nisi me këmbë të mbarë duke marrë 5 butona të gjelbër nga juria. Gëzimi në jetën artistike përkon edhe me jetën profesionale pasi sot ajo është bërë edhe tezja e një mbese.

Fiorela: Gjithmonë e kam ëndërruar këtë skenën dhe jam shumë e lumtur që jam këtu sonte dhe këtë performancën doja t’ia dedikoja motrës sime sepse sot ka sjellë në jetë një bebe, një gocë dhe nuk mundi të ishte sot kështu që për mua është bekim i dyfishtë sot!

Ardit Gjebrea: Sa bukur! Ardhtë e bardhë dhe pastë jetë e shëndet! Emrin e ke vendosur?

Fiorela: Po.

Ardit Gjebrea: Si e ka?

Fiorela: Elois.

Ardit Gjebrea: Eh, do ta ketë një kujtim Elois për gjithë jetën ditën e parë të ardhjes në jetë./tvklan.al