Elio Norra arriti të kalojë në kategorinë BIG në “Kënga Magjike” pas performacës së tij me një baladë tejet të ndjerë me titull “Kush do të dojë”. Ai mori vlerësimin e jurisë me 4 jeshile dhe vetëm 1 të kuqe, atë të Marsela Çibukajt.

Elio Norra: E meritoja të kuqen e Marselës sepse një moment m’u shkëput dëgjueshmëria.

Marsela Çibukaj: Do të kisha preferuar një këngë që do të më rrëmbente pak më shumë.

Elio Norra: Vitin që vjen, por ky është stil alla Marsela Çibukaj.

Kënga “Kush do të dojë” e shkruar nga Elio Norra ka një kuptim mjaft domethënës për të, pasi siç tregon artisti e ka shkruar në momente të vështira kur vuante nga ankthi dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë.

Elio Norra: Këtë këngë e kam shkruar në momente shumë të vështira kur vuaja nga problemet me ankthin. Dua të ju bëhet forcë të gjithëve atyre që po e kalojnë atë që kam kaluar unë dhe të ju them se unë ja dola. Dua të ju them se të gjithë do ja dalin.


/tvklan.al