Financat: Kemi ndryshuar udhëzimin, nga Shtatori raportohen në kohë reale
Kontrolli i Lartë i Shtetit raportoi në Komisionin e Ekonomisë se detyrimet e prapambetura që kanë krijuar institucionet publike kanë dalë jashtë kontrollit të Ministrisë së Financave. Sipas auditimit të KLSH-së, në fund të vitit 2019 niveli i borxheve që shteti u ka palëve të treta arriti në 390 milionë Dollarë.
Nga ana e saj, Ministria e Financave raportoi se ka ndryshuar udhëzimin për monitorimin e këtyre detyrimeve, duke detyruar institucionet që prej muajit Shtator t’i raportojnë ato online në degën e Thesarit.
“Kemi bërë një udhëzim të ri që të gjitha shpenzimet të kalojnë nga Thesari. Nga Shtatori çdo raportim detyrimesh bëhet në Thesar dhe ne i montorojmë”.
Edhe këtë vit KLSH dhe Ministria e Financave nuk ranë dakord për nivelin e defiçitit në buxhet dhe borxhit publik. Sipas raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, borxhi dhe defiçiti janë në nivele më të larta.
KLSH ka zbuluar gjatë auditeve vitin e shkuar një dëm ekonomik në vlerën 20 milionë Dollarëve si dhe shkelje të displinës financiare të cilat arrijnë në 840 milionë Dollarë. Në total shkeljet e institucioneve shtetërore për vitin e shkuar arrijnë 860 milionë Dollarë, por 40% më të ulta se në vitin 2018.
Tv Klan