Rama: Ka vdekur Shqipëria ku drejtësia mbahej lidhur si qen gjahu me litarin e agallarëve të saj të paprekshëm


Nga takimi me shqiptarët e Italisë, kryeministri i vendit, Edi Rama ju është përgjigjur akuzave të opozitës se nën udhëheqjen e qeverisë së tij janë larguar nga vendi 1 milionë banorë, gjë të cilën e ka quajtur gënjeshtër të turpshme.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria me 1.5 milionë banorë ekziston në humnerën e gojëve që përndjekin tokën e Shqipërisë që ku shpalli pavarësinë. Rama ka shtuar se Shqipëria i ka pasur armiqtë më të egër në radhët e parisë së saj.

Edi Rama: Për shumë vite ishit ju që e mbajtët Shqipërinë në këmbë, sot është radha e Shqipërisë që të ju bëjë krenarë kur flisni për atdheun tuaj dhe për dinjitetin e saj të fituar përfundimisht evropian. Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të mikëpresë në Tiranë të gjithë udhëheqësit dhe kush mund ta imagjonte deri para ca vitesh këtë Shqipëri në arenën e madhe evropiane që i ngjan të gjithëve ju? Shqipëria sot pret dhe ju, shqiptarët e Italisë dhe krejt botës si vendlindja juaj që po bëhet shteti që aq shumë i ka munguar shqiptarëve të Shqipërisë. Disa gojë nga ato që ju i njihni mirë thoshin këto ditë që unë nuk duhet të vija këtu sepse nën udhëheqjen time, paskan ikur nga Shqipëria 1 milionë shqiptarë, kjo e 1 milionë shqiptarëve të ikur 10 vjetët e fundit, është një gënjeshtër e madhe, e ligë dhe e turpshme, njësoj si ajo e autobusëve të ardhur nga Tirana, e cila doli po nga ato gojë të pista duke i ofenduar në nderin e lartë patriotik shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi në det në atë përqafim kuqezi të Athinës për të treguar dashurinë, për të shprehur mallin dhe për të manifestuar krenarinë e tyre.

Po, e vërtetë është, kanë ikur dhe në këto 10 vjet, shumë shqiptarë, shumë më tepër se janë kthyer, por Shqipëria e katandisur në 1.5 milionë banorë, Shqipëria e narko-shtetit, Shqipëria e mbytur në detin e korrupsionit, Shqipëria ku nuk ka as punë dhe as shpresë është një Shqipëri që ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve të cilat e përndjekin tokën e fëmijëve të Shqipërisë që kur shpalli pavarësinë në 1912 dhe që prej asaj dite, më të ligjtë e armiqve të vet, Shqipëria i pati gjithmonë nga radhët e parisë së vet. Shqipëria ka një luftë të madhe për të bërë akoma me korrupsionin dhe me krime dhe me të tjera plagë të trashëguara ndër shekuj, ndarje të dhunshme prej Evropës është askush që nuk e di historinë tuaj dhe tonën po të shikonte atë film nuk do ta besonte kurrë që ata njerëz atje jeni ju dhe si ata njerëz atje, ashtu ishte Shqipëria dje që sot ju ngjan juve. Ama me të gjitha problemet e veta, Shqipëria ku drejtësia mbahej lidhur si qen gjahu me litarin e agallarëve të saj të paprekshëm, Shqipëria ku vriteshin çdo vit mbi 100 vetë dhe ku policiët i shtynin makinat, Shqipëria ku turizmi mbahej nga patriotizmi, Shqipëria ku ju duhet të merrnit rrugën mbrapsht për të shkuar për të marrë një dokument dhe nuk dilnit nga sheshi i trageteve pa paguar policinë e radhës ka vdekur, ashtu si ka vdekur njëherë e përgjithmonë çdo shans që hijet e së shkuarës të rikthehen mbi kalë për ta shaluar në drejtim të paditur fatin evropian të Shqipërisë.


Përballë emigrantëve, Rama: Nuk jeni të detyruar të zgjidhini, ju i përkisni dhe Shqipërisë e Italisë


Pas takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë kryeministri Edi Rama vazhdon turin e tij të takimeve në kuadër të turit “Krenar për Shqipërinë”, në Italinë fqinje. Përballë më shumë se 5 mijë shqiptarëve në pallatin e sportit Maria Piantanida kryeministri do të mbajë fjalën e tij duke iu drejtuar shqiptarëve që jetojnë atje për arritjet dhe vështirësitë që kanë kaluar.

Edi Rama ndër të tjerash tha se Shqipëria e tanishme mirëpret të gjithë ata emigrant që vendosnin të kthehen në shtëpitë e tyre. Pasi sipas tij sot është radha e shtetit shqiptarët që të bëjë të gjithë emigrantët të ndjehen krenarë dhe t’u ofrojë mundësi për të zhvilluar jetën mes dy vendeve.

“Sot ka ardhur dita që çdo kush rreth e rrotull jush, në lagje, në punë e kudo qoftë, nga italianët ku i thoni ‘Albania’ ju thotë mezi po pres të shkoj me pushime. Dhe ka ardhur dita nesh rastit ndonjëri që ju sheh shtrembër keni të gjitha arsyet ta shihni me kokën lart dhe t’i thoni ‘ce qual cosa?’.

Për shumë vite, ishit ju shqiptarët e Italisë e të gjithë Europës që e mbajtët Shqipërinë në këmbë me dërgesat për familjet tuaja. Sot është radha e Shqipërisë që t’ju bëjë juve krenarë kur flisni për atdheun tuaj apo kur italianët dhe europianët e tjerë flasin për Shqipërinë dhe për dinjitetin e saj të fituar, përfundimisht evropian.

Për shqiptarët e kësaj kohe, vështirësi të reja për Italinë dhe për Europën e zhvilluar, sepse ju jetoni këtu dhe ju e dini shumë mirë se sa shumë janë vështirësuar gjërat, por dhe mundësi të reja për Shqipërinë që edhe sot mund të zhvillohet si kurrë më parë .

Ndryshe për ata që vijnë nga toka nga deti nga ajri, dhe që Shqipëria e sotme i mirëpret me bujarinë e saj legjendare, për çdo të huaju në pragun shtëpisë të shqiptarit, ju vini sot në një Shqipëri që është shumë më ndryshe nga ajo që latë kur ikët nga sytë këmbët. Pa dyshim që Shqipëria sot është një shtëpi ku ka shumë gjëra për të vënë në vend e shumë punë për të mbaruar. Por mos e harroni pikërisht pse, ajo është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet me eksperiencën  me kursimet e veta dhe që duke pat mësuar guximin do të fitojë për veten dhe familjen më shumë se sa ata që ngurojnë se shpirti ua do, por ndërkohë mendohen dhe presin, presin që ta gjejnë gati.

Dhe tjetra, ai që do të kthehet më shpejt do të ketë më shumë vite përpara në paqe për shpirtin e ndarë në dysh, që kur shkon atje e ke këtu, kur je këtu e ke atje. Por ju nuk jeni aspak të detyruar të zgjidhni o njërën o tjetrën, mes Italisë dhe Shqipërisë, sepse ju sot, ju e keni të mundur t’u përkisni të dyjave. Jo vetëm si deri tani, këtu me punë dhe me halle andej me zemër edhe me njerëz, por edhe me zemër edhe me punë, edhe këtu edhe atje,” tha kryeministri Edi Rama. 


Edi Rama: Largimi i 1mln shqiptarëve në 10 vjet, gënjeshtër e turpshme


Nga takimi me shqiptarët në Itali, kryeministri i vendit Edi Rama ka thënë se largimi i 1 milionë shqiptarëve nga Shqipëria në 10 vite është një gënjeshtër e turpshme. Gjatë fjalës së tij në pallatin e sportit në “E-work Arena” në Milano, kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria po e fiton betejën e saj në kërkim të drejtësisë.

Edi Rama: Sot unë kam ardhur këtë për të ju thënë se edhe Shqipëria po e fiton njësoj si ju betejën e saj të drejtë pa e ndalur vrapin dhe duke e luajtur të palëkundur besimin në kërkim të drejtësisë për emrin e saj në familjen e shteteve të Evropës. Vërtetë edhe për pak kohë ne ende nuk jemi të gjithë si popull dhe si shtet në BE, por të qenit evropianë në mes të Evropës, njësoj të barabartë në nder dhe në dinjitet me të gjithë të tjerët, shqiptarëve ju ka caktuar i njëjti Zot dhe ne na e ka shkruajtur amaneti i Skënderbeut, ndërsa mbarë këtij kontinenti jeni ju që ja keni imponuar të parët se shqiptarët janë pjesë e Evropës dhe ju jeni pjesë e bashkuar e familjes evropiane.

Njësoj siç ju e çliruat, edhe Albania jonë ka dalë nga ai kafaz ku deri pak vitesh e shihnin me nënçmim dhe si një vend të rrezikshëm, që i bënte të gjithë shqiptarët në Evropë, që ju bënte dhe ju këtu të skuqeshit kur i zihej emri me gojë. Sot ka ardhur dita që çdokush rreth e rrotull jush, në lagje e në punë nga italianët kur i thoni “Albania”, ju thotë mezi po pres të shkoj me pushime dhe ka ardhur dhe dita kur nëse rastis ndonjëri që ju sheh shtrëmbër, keni të gjitha arsyet ta shihni dhe t’i thoni “çfarë ka”.

Për shumë vite ishit ju që e mbajtët Shqipërinë në këmbë, sot është radha e Shqipërisë që të ju bëjë krenarë kur flisni për atdheun tuaj dhe për dinjitetin e saj të fituar përfundimisht evropianë. Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të mikëpresë në Tiranë të gjithë udhëheqësit dhe kush mund ta imagjonte deri para ca vitesh këtë Shqipëri në arenën e madhe evropiane që i ngjan të gjithëve ju? Shqipëria sot pret dhe ju, shqiptarët e Italisë dhe krejt botës si vendlindja juaj që po bëhet shteti që aq shumë i ka munguar shqiptarëve të Shqipërisë. Disa gojë nga ata që i njihni mirë thoshin që unë nuk duhet të vija këtu sepse nën udhëheqjen time paskan ikur nga Shqipëria 1 milionë shqiptarë, kjo është një gënjeshtër e madhe, e ligë dhe e turpshme, njësoj si ajo e autobusëve të ardhur nga Tirana që doli po nga ato gojë të pista.

Shqipëria e mbytur në detin e korrupsionit, 1.5 milionë banorë, është një Shqipëri që ekziston në humnerën e atyre gojëve që e përndjekin tokën e fëmijëve të Shqipërisë që kur shpalli pavarësinë dhe që prej asaj dite, më të ligjtë e armiqve të vet, Shqipëria i pati nga radhët e parisë së vet. Shqipëria ka një luftë të madhe për të bërë akoma dhe me të tjera plagë të trashëguara ndër shekuj.


Takimi me emigrantët në Itali, Rama: Jeni themeli i një qytetërimi të ri europian

Mes brohoritjesh dhe duartrokitjesh kryeministri i Shqipërisë u prit nga emigrantët e diasporës në Itali në pallatin e sportit Maria Piantanida. Kryeministri Edi Rama iu drejtuar më shumë se 5 mijë shqiptarëve me fjalë të ndjera duke kujtuar kohët e vështira të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, kohën e komunizmit dhe anijet e tejmbushura me shqiptarë që u dyndeshin brigjeve të Italisë për të shpëtuar nga kthetrat e diktaturës.

Sakrificat e shqiptarëve, Edi Rama i paralelizon me arritjet e tyre të vyera në arenën ndërkombëtare.

“Dashuria platonike për Italinë u formësua në një forcë të brendshme hakmarrjeje nga zilja e alarmit të ‘en uno stato di albanese’  e cila sa here e dëgjonin shtynte më shumë shqiptarët t’i provonin Italisë ‘no stato di albanese’, që shkaktoi atë lëvizjen e madhe terreni rrëshqitës të leckamanëve të lagur kokë e këmbë të parë në rastin më të mirë në sytë e mëshirës kristjane në terrenin pjellor të një komuniteti që jo vetëm e fitoi luftën me paragjykime por nxori dhe ngjiti yjet e vet në majat dikur më të ëndërrta të Italisë.

E pra ju shqiptarë të Italisë provuat më të pabesueshmen kur derdhët lot malli çurkë për Shqipërinë  të cilën e kishit lënë me betimin ekstrem për të mos ia parë më sytë dhe lotët të nxehta për Italinë që e kishit gjetur me besimin ekstrem se nuk do t’ua lagte kurrë fytyrën me ujin e kripur të syve. Por tamam aty në atë shteg fare të ngushtë me atdheun e mallkuar që e latë pas kurrizit,  duke rendur si ai fati i Shqipërisë të ngritur nga varri dhe atdheut të dytë këtu që u përplas mbi ju si i marri, duke iu shkelur dhe duke iu përmbysur bashkë me thesin e ëndrrave tuaja, ju gjetët atdheun më të sigurt. Vetveten!

Ju shqiptarët e Italisë dhe ata të Greqi më së pari jeni sot një nga shëmbëlltyrat më domethënëse  të një profecie të përbashkët , themelimit të një qytetërimi të riu europian, më i lirë, më i drejtë dhe më gjithëpërfshirës se sa paraardhësit e tij grekë dhe romakë,” tha kryeministri Edi Rama.


Edi Rama: 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja me Italinë për pensionet


Në takimin me diasporën në Itali, kryeministri i vendit Edi Rama ka risjellë në vëmendje marrëveshjen për pensionet me shtetin italian, prej të cilës do të përfitojnë 421 mijë shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka thënë se me atë marrëveshje kanë vendosur një gur të çmuar dhe të munguar në kurorën e drejtësisë që ata kanë merituar.

Edi Rama: 400 e 21 mijë prej jush do të përfitojnë nga marrëveshja e sapolidhur e pensioneve me Italinë ku falë angazhimit personal të kryeministres tuaj në Itali, një mike e paepur e Shqipërisë dhe një zëdhënese e fortë e jona në BE, ne ja dolëm të vendosim më në fund pas një përpjekje të gjatë një gur të çmuar dhe të munguar në atë kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar me kontributet tuaja për këtë atdhe të dytë tuajin ku e heshtë zilen e paragjykimit “e stato un albanese” drejt triumfit tuaj si evropianët e rinj të Italisë. 

Sot unë kam ardhur këtë për të ju thënë se edhe Shqipëria po e fiton njësoj si ju betejën e saj të drejtë pa e ndalur vrapin dhe duke e luajtur të palëkundur besimin në kërkim të drejtësisë për emrin e saj në familjen e shteteve të Evropës. Vërtetë edhe për pak kohë ne ende nuk jemi të gjithë si popull dhe si shtet në BE, por të qenit evropianë në mes të Evropës, njësoj të barabartë në nder dhe në dinjitet me të gjithë të tjerët, shqiptarëve ju ka caktuar i njëjti Zot dhe ne na e ka shkruajtur amaneti i Skënderbeut, ndërsa mbarë këtij kontinenti jeni ju që ja keni imponuar të parët se shqiptarët janë pjesë e Evropës dhe ju jeni pjesë e bashkuar e familjes evropiane.


Rama: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë – njollë turpi në historinë e Evropës


Nga pallati i sportit “E-work Arena” në Milano, kryeministri Rama ju ka thënë shqiptarëve të Italisë se ata nuk janë detyruar që t’i ndërrojnë emrat siç u detyruan bashkëatdhetarët e tyre në Greqi. Këtë të fundit, kryeministri Rama e ka quajtur një njollë turpi në historinë e Evropës demokratike.

Edi Rama: “E stato un albanese”, me siguri të gjithë ata e kujtojnë këtë zile alarmi. “E stato un albanese”, ishte avazi që ulte kokën e shqiptarëve në çdo mjedis, ku shqiptari duhej ta harronte të qënurit shqiptar për t’u pranuar si njeri i zakonshëm dhe ku shqiptari në kërkim të një jete të re ndjehej si një person në kërkim për fajin e vetëm, që ishte një shqiptar. Për përplasjen e dy makinave, gazetat shkruanin “e stato un albanese”, kryehej një vrasje, telegazetat e fillonin “e stato un albanese”. E kam dëgjuar me veshët e mi. Gazetari me mikrofon në dorë dhe me dritat e policisë raportoi se ka dyshime se autori ishte një shqiptar, vrasësi i panjohur ishte shqiptar. Ky ishte shqiptari në pasqyrat italiane të atyre viteve ku ne u shfaqëm si një jashtëngjitje, zhveshur përveç ëndërrës së një parajse lirie. Shqipëria në sytë e Italisë ishte si një ekran televizori kur ikin dritat. Italia ua hapi bujarisht derën shqiptarëve, por edhe qeveritë italiane u sollën me shqipërinë si askush tjetër.

Ne shqiptarët jemi përgjegjës për ecurinë dhe për të ardhmen e banorëve të këtij kontinenti, kur shtetet e Evropës, ose ja dalin të gjithë, ose mbeten në një Evropë që është e sfiduar si asnjëherë më parë. Gjermania e quajti ribashkim dhe ja doli në krye papritur dhe kërkuar që gjermanët lindorë të bëheshin të përshtatshëm në një proces të stërzgjatur. BE ju desh të zvarritej me dhjetra vite me të ashtuquajturin zgjerim derisa Rusia u shfaq duke e bërë Evropën të fillojë më në fund se duhet të ribashkohet, jo të zgjerohet me hapin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë. Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht vëllezërve dhe motrave të Greqisë për një arsye, një njollë trupi në historinë e Evropës demokratike, por ama nuk ishin të pakëta rastet kur ju e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit që ajo zgjidhja e zilës “e stato un albanese” apo një Dritë që u rilind si Luçia, por mbase formula e njohjes së Italisë, bashkuar me fshehjen e gjurmëve të të qenurit shqiptarë, shpjegon fuqinë vetëtransformuese që i bëri qindra shqiptarë të përshtaten.


Rama nga Milano: Shqiptarët e Italisë, shëmbëlltyrë e ribashkimit me Europën


Në kuadër të turit “Krenar për Shqipërinë”, kryeministri Edi Rama është takuar me shqiptarët e Italisë në pallatin e sportit “E-work Arena” në Milano. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka thënë se shqiptarët e Italisë janë shëmbëlltyra e ribashkimit me Europën.

Edi Rama: Të dashur vëllezër dhe motra shqiptarë të Italisë. Jam thellësisht i prekur nga mikpritja juaj. Dua që ta dini se më ka emocionuar tej mase vala e nxehtë e shumë shqiptarëve që më kanë shkruar gjithë këto ditë për t’i vizituar dhe aty ku janë në 4 anët e Italisë. Shumë faleminderit të gjithëve. Shumë e shumë të tjerë janë larg në qytete të tjera të këtij vendi mik.

Mirënjohje pa fund. Një përqafim të gjithëve ku janë nga kjo arenë e mrekullueshme ku flamujt kuq e zi dhe 3 ngjyrëshit italian dëshmojnë lidhjen e përjetshme mes 2 popujsh që të i ka bashkuar një det i tërë historie në këtë pellg ku është ngjizur shpirti i Mesdheut. Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra e ribashkimit me Europën.

Ju jeni përbashkuesit më kryesorë të 2 brigjeve të Adriatikut. Ju jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re në shtratin e qytetarëve evropianë. Ju emigrantët e djeshëm shqiptarë dhe qytetarët e barabartë, jeni krenaria shqiptare për një mision të bashkimit përfundimit me Europën demokratike.


Ora 12:11 – Rama mbërrin në pallatin e sportit në Milano


Ora 11:49 – Hapen portat, qindra shqiptarë vrapojnë për në pallatin e sportit për takimin me Ramën


Ora 11:47 – Kuq e zi në Milano, emigranti: Kam fituar në këtë arenë, herën tjetër do të mbushim San Siron


Ora 11:15 – Turi me diasporën, Rama mbërrin në Milano


Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Milano për takimin me diasporën në Itali. Kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. “E-work Arena” pranë Milanos është mbushur plot me emigrantë shqiptarë në pritje të takimit me kryeministrin Edi Rama.


Ora 11:00 – Kuq e zi në Milano, shqiptarët mbushin pallatin e sportit në pritje të Kryeministrit Rama


“E-work Arena” pranë Milanos është mbushur plot me emigrantë shqiptarë në pritje të takimit me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të turit “Krenar për Shqipërinë”. 

Më herët, në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se ky pallat sporti do të jetë dhe më i madh se në Athinë me shpresën që askush të mos mbetet pa gjetur vend ashtu si ndodhi në Greqi.

“Mirëmëngjes dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë.”

Takimet e radhës do të jenë me shqiptarët e Londrës dhe Duseldorfit, ky i fundit do të mbyllë dhe turin “Krenar për Shqipërinë”.


/tvklan.al