Kryeministri Rama ka prezantuar në Selanik 8 mësueset e para me të cilat, Ministria e Arsimit ka lidhur kontratë për të ju mësuar Gjuhën Shqipe fëmijëve shqiptarë të Greqisë.

Edi Rama: Mirëdita! Kalimera! Motra dhe vëllezër shqiptarë të Greqisë. Mirë se ju gjej përsëri, këtë herë në Selanik. Janë këtu në Selanik 8 nga 50 mësuesit e parë të rinj të Gjuhës Shqipe, me të cilët Ministria jonë e Arsimit do të lidhë një kontratë pune për të ju mësuar gjuhën tonë amtare vogëlushëve shqiptarë të Greqisë. Janë 8 gra.

E emocionuar, njëra nga mësueset ka thënë se më në fund njëra nga kërkesat e tyre po plotësohet.

“Sot jam e emocionuar. Sot jemi përpara një fakti për mësuesit e Greqisë që më së fundi, kërkesat tona të plotësohen. Faleminderit Kryeministër për këtë arritje kaq të madhe”, tha njëra nga mësueset.

/tvklan.al