Spiker: Reis Çiço
Headlines 14 Mars 2025
Hapet tuneli i Murrizit, shkurtohet ndjeshëm distanca mes Tiranës dhe qarkut të Dibrës
U hap sot tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Dibren me Tiranën. Me një gjatesi prej 3.2 kilometrash, ai shkurton ndjeshëm distancen dhe lehtëson lëvizjen e makinave. Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryeministri Rama.
Berisha: Tuneli i Murrizit, jashtë standardit. Nesër në protestë për TikTok
Por Sali Berisha thotë tuneli i Murrizit është ndërtuar jashtë çdo standardi dhe kostoja e rrugës së Arbrit është tre herë më e lartë. Ai ftoi qytetarët në protestë nesër kundër mbylljes së TikTokut, ndërsa hodhi poshtë akuzat se në listat e mbyllura ka futur besnikët e tij.
TikTok vijon të jetë ende aktiv në Shqipëri. AKSK: Procesi i mbylljes vazhdon në disa faza
TikTok vijon të jetë ende aktiv në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike sqaron se data 13 mars nuk ishte afati përfundimtar dhe se mbyllja e aplikacionit do të kërkojë ndjekjen e disa fazave.
Dita e verës, mijëra njerëz u bashkohen festimeve në qytetet e Tiranës dhe Elbasanit
Mijera qytetare iu bashkuan festimeve tradicionale të ditës së verës në Tiranë dhe Elbasan, pavaresisht motit të paqëndrueshëm. Bashkitë e dy qyteteve organizuan aktivitete të ndryshme për cdo grupmoshe.
Përgjime e gjurmim me kamera zbulohet roli i ish-të dashurës së Safet Bajrit në vrasjen e Licit
Dalin në dritë të tjera prova të SPAK për përfshirjen Safet Bajrit në vrasjen e Fatbardh Licit, në vitin 2018. Përmes përgjimeve dhe pamjeve filmike, prokuroret kanë mundur të zbardhin edhe rolin e ish -te dashurës së tij të arrestuar.
Anglia publikon listën Tuchel: Shqipëria ka një trajner shumë të mirë dhe lojtarë të aftë
Anglia publikoi listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 me Shqipërinë dhe Letoninë. Trajneri Tomas Tuhel vlerëson trajnerin shqiptar dhe lojetaret e skuadres sone kombetare.
/tvklan.al