Një 34-vjeçar duke drejtuar mjetin e tip Mercedez-Benz ML ka përplasur disa automjete mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Sipas asaj që bën të ditur policia ditën e sotme ka rënë në prangat e policisë ky shofer,  i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi t’i largohej Policisë duke rrezikuar jetën e efektivëve.

Gjatë hetimeve rezultoi se, përpara se të largohej me automjet, ai kishte dëmtuar edhe ekspozitorin e një lokali në lagjen “1 Maji”.

“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Ll., 34 vjeç, i cili mbrëmjen e djeshme drejtoi automjetin në gjendje të dehur, përplasi disa mjete dhe tentoi t’i largohej Policisë duke rrezikuar jetën e efektivëve. Gjatë hetimeve rezultoi se, përpara se të largohej me automjet, ai kishte dëmtuar edhe ekspozitorin e një lokali në lagjen “1 Maji”. Pas shoqërimit të tij në Komisariatin e Policisë Vlorë, u krye arrestimi për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, njoftoi Policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al