#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Rifillim i ri/ Si e festojmë Ditën e Verës, nga veroret te ballokumet

Pas muajve të ftohtë, natyra zgjohet, lulet çelin dhe gjithçka rreth nesh merr jetë të re. Pranvera nuk është vetëm një ndryshim i stinëve, por edhe një mundësi për një rifillim të ri, për të lënë pas të vjetrën dhe për të përqafuar mundësitë e reja që sjell çdo agim. Sot do të kemi në studio 3 të ftuara të veçanta, në një bisedë të bukur për këtë restart të ri, objektivat, por edhe traditat fatsjellëse për 14 mars. Muzika, sigurisht nuk do të mungojë sot, madje do të sjellim disa prej këngëve më të bukura për Pranverën, nga një prej këngëtareve më të dashura të festivaleve, Liljana Kondakçi, me të cilën edhe do ta nisim sot programin…

Liljana Kondakçi performon në studio – ”Ne lindëm në pranverë”

Koncerti ”Bota e Re”/ Rikthehet violinçelisti Klaudio Zoto në TKOB

Në këtë pjesë të tretë do të mirëpresim një talent të muzikës klasike, një artist të ri që po bën një rrugëtim të suksesshëm në skenën ndërkombëtare, violonçelistin Klaudio Zoto… Me një karrierë që nisi që në moshë fare të vogël dhe me suksese të shumta në konkurse prestigjioze, Klaudio vazhdon të mahnisë publikun me interpretimet e tij të thella dhe plot ndjeshmëri. Së fundmi, ai do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit si solist në koncertin Instrumentalo-Simfonik “Bota e Re”, një mbrëmje ku muzika do të flasë vetë përmes veprave të kompozitorëve të mëdhenj. (me 16 mars në skenën TKOB) Sot do të flasim me të për rrugëtimin e tij artistik, për sfidat dhe emocionet që e kanë shoqëruar deri më tani, si dhe për këtë koncert të veçantë ku do të interpretojë Variacionet mbi një temë Rococo të Tchaikovsky.