Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30, 13 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 13 Mars 2025

Apeli i GJKKO lë në burg Erion Veliajn. Masa ndryshon vetëm për Elman Abulen

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në burg kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, duke refuzuar kërkesën e tij për lirim. Masa ndryshon vetem për biznesmenin Elman Abule.

Rama: Me listat e mbyllura hapëm PS, Për VIP-at e kënetës shihni listën e Tiranës

Kryeministri Rama thote se zgjedhja e emrave të rinj në listat e mbyllura shënon një tjetër hapje për Partine Socialiste. Ai kritikon kandidatet e kampit opozitar, duke ftuar qytetaret të shohin përfaqësimin në listen e mbyllur të Tiranës.

Berisha: Lista e mbyllur e Ramës, listë e mafias. Kandidatët tanë në listë të hapur s’e braktisën kurrë

Por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaron se lista e mbyllur e Partisë Socialiste është listë e mafies. Ai vlerëson faktin se kandidatët demokrate që u lanë në listat e hapura nuk e braktisen partinë dhe garën.

Komisionerja Kos në Tiranë: Shqipëria e mertiton BE, 11 Maji nuk do të ndikojë

Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, deklaron në Tiranë se Shqipëria e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian, pasi vendi po ecën në rrugë të mbarë. Ajo tha se nuk pret që zgjedhjet e 11 Majit ta ngadalësojnë këtë proces.

Hapet nesër tuneli i Murrizit. Rama: Qarkullim pa pagesë sa kohë të jem unë

Hapet nesër tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit, me një gjatësi prej 3.2 kilometrash, që lidh Tiranën me qarkun e Dibrës. Kryeministri Rama thotë se kalimi i automjeteve do të jetë pa pagese për aq kohe sa ai të jetë në pushtet.

Putini mbështet propozimin për armëpushim 30-ditor me Ukrainën: Duhet të na çojë në paqe të qëndrueshme

Presidenti Vladimir Putin mbështet propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor me Ukrainën, por thekson se kjo duhet të çojë në një paqe të qendrueshme dhe të zgjidhë shkaqet themelore të krizës. Ai shprehet i gatshëm për të folur me Tramp.

/tvklan.al