Deputeti Dashnor Sula ka tërhequr emrin nga lista e kanidatëve për deputet të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Sipas asaj që bën të ditur gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli arsyeja e tërheqjes është pasi nuk kanë arritur dakordësi se si do të bashkëpunonin në qarkun e Elbasanit.

Ndërkohë Sula ishte në listën e hapur të koalicioni, por nuk ka marrë garanci që nëse merr votat e mjaftueshme për të dalë deputet, pesë kandidatët e listës së mbyllur do ta linin mandatin e deputetit.

Kujtojmë se deputeti Sula, pasi u la jashtë listës së mbyllur nga Partia Demokratike, ai la partinë për të kandiduar me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”. Sula pati një reagim edhe gjatë emisionit të mbrëmjes së djeshme në “Opinion” ku u shpreh se ka vlerësuar ofertën e tyre si dy grupime të rinjsh që mbështesin drejtësinë, teksa shtoi se me “Nismën Shqipëria Bëhet” është duke negociuar vetëm teknikalitetet dhe garancitë.

/tvklan.al