Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’Sy” shprehet se me vënien në punë të tunelit të Murrizit është çliruar nga një makth i vërtetë, për shkak të peripecive për ndërtimin e tij. Ai shtoi se rrugët e ndërtuara nga qeverisja e tij janë sipas standardeve të BE-së.
“Sot jam çliruar nga një makth i vërtetës, Tunelin e Murrizit. Një kurth i paparë i natyrës ku thashë ramë dhe nuk do dalim më. Kur puna po ecte mirë e bukur, plasën ujërat duke na shtyrë afatet e përfundimit pa afat, mbaroi odiseja e pafundme. Çdo vepër infrastrukture që ne ndërtojmë është vetëm me standarde europiane. Ne e kemi ndarë mendjen që do e bëjmë vend të BE-së Shqipërinë.
Kjo vepër është bërë me PPP- Partneritet Publik Privat dhe i ka kushtuar shtetit shumë më pak. Llogaraja nuk kishte nevojë për hekura sepse është shkëmb, ndërsa Murrizi ka përbërje argjilore ndaj duhet të blindohej me hekur”, shprehet Rama.
Tv Klan