Spiker: Drini Zeqo

Headlines 5 Mars

11 Maj, regjistrohen për të votuar 232 mijë emigrantë, 20 mijë ende në shqyrtim

 236 mije emigrante qe jetojne ne 107 vende te ndryshime te botes jane regjistruar per te marre pjese ne zgjedhjet e 11 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrtone dhe 15 mije aplikime te tjera, ndersa ka refuzuar 44 mije te tilla.

Rama: Shqipërinë turistike e bëri PS. Eurostat: E para në Europë për netqëndrimet

Pas kthimit nga Panairi i Turizmit ne Berlin, kryeministri Rama thote se meritat qe Shqiperia mori vemendje te shtuar e kane reformat e qeverise. Eurostat raporton se vendi yne rezulton te jete i pari ne Europe per rritjen e netqendrimeve.

Berisha: Me PD në qeveri, prodhimet “Made in Albania” do të mbushin tregjet vendase e të huaja

Sali Berisha premton se me ardhjen e Partise Demokratike ne pushtet do t’i jepet rendesi e vecante prodhimit,  ne menyre qe produktet “Made In Albania” te mbushin tregjet vendase dhe nderkombetare.

Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet. Do të përfitojnë 500 mijë shqiptarë dge 4 mijë italianë

Senati italian i jep dritën jeshile marrëveshjes me Shqipërinë për njohjen reciproke të kontributeve shoqërore për pensionet. Prej saj pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe rreth 4 mijë italianë që punojnë në Shqipëri.

“Elbasan – Qafë Thanë”, hapen për qarkullim brenda vitit 4 km të tjerë të autostradës

Vijojne me ritme te shpejta punimet ne autostraden Elbasan – Qafe Thane, pjese e Korridorit 8. Brenda vitit pritet hapja per qarkullimin e automjeteve e 4 kilometrave te tjere te kesaj rruge, duke nisur nga Fushe Labinoti.

Liga Arabe, plan 53 mld USD për Gazën, hidhet poshtë ideja e Trump për shpërnguljen e banorëve

Liga Arabe miraton planin e Egjiptit per rindertimin e Gazes, i cili parashikon nje investim prej 53 miliarde dollaresh dhe hedh poshte idene e presidentit Trump per shpernguljen e palestinezeve dhe shnderrimin ne nje zone luksoze.

/tvklan.al