#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Mami për herë të dytë, këngëtarja Niki Selmanaj rrëfen sfidat dhe emocionet

Në pjesën e parë të programit për ditën e sotme do të kemi tek një këngëtare e cila duket se pëlqen të eksperimentojë si në muzikën e popullore ashtu edhe në muzikën e lehtë. Ajo është Niki Selmanaj. Këtë herë vjen në studion tonë për të prezantuar videoklipin e saj të dytë (kënga e katërt në repertor), e cila vjen në stilin e një balade, “ZEMËR E PADEHUR”… Veçse këngëtare edhe e muzikës live njëkohësisht ajo është edhe mësuese e gjuhës angleze dhe mesa duket arrin t’i alternojë më së miri të dyja profesionet dhe gjithashtu është edhe nënë. Madje 10 muaj më parë është bërë nënë për herë të dytë, e një djali.

Dita e saj, 8% extra ulje në çdo blerje! Tel: 044 51 44 74

Do të vijojmë programin tonë duke mirëpritur në studion tonë, miqtë tanë nga Top Shop, të cilët edhe këtë herë do të sjellin njé super ofertë veçanërisht për gratë në këtë prag 8 Marsi: “Dita e saj, deri ne 60% ulje+8% extra ne te gjithe produktet tona. Vetem 5 dite” Oferta do te startoje zyrtarisht ne daten 6 Mars, pra nesër per te gjithe klientet, por sot me daten 5 Mars ndjekësit e Rudina Show do te kene mundesi te perfitojne te paret nga uljet.

Nëse dikush gjen një portofol me para dhe nuk e dorëzon, a përbën shkelje penale?

Në pjesën e tretë të programit do të ndalemi tek rubrika jonë “Ligji i Rrugës”. Këtë herë do të trajtojmë temën “Nëse dikush gjen një portofol me para në rrugë dhe nuk e dorëzon, a përbën shkelje penale?” 
Për të folur për këtë temë kemi të ftuar në studio avokaten tonë Margarita Kola.