Përplasjet të ashpra shpërthyen në Athinë dhe Selanik midis policisë greke dhe qytetarëve që protestonin në përkujtim të 57 viktimave nga përplasja e dy trenave në 2023 në Tempi.

Incidentet e dhunshme shpërthyen pasi mijëra njerëz u mblodhën paqësisht jashtë parlamentit, ku ligjvënësit po debatonin një mocion mosbesimi të paraqitur nga partitë opozitare kundër qeverisë.

Ka të plagosur mes protestuesve dhe policisë ndërsa janë bëra dhjetëra arrestime.

Më herët, protestuesit lëshuan balona në ajër dhe mbajtën një minutë heshtje për të nderuar viktimat ndërsa qirinjtë formuan numrin “57” në tokë.

Opozita akuzon qeverinë se ka humbur mandatin e saj popullor që prej zhvillimit kundër saj të disa prej protestave më të mëdha në Greqi për vite me radhë.

Klan News