Mbi 294 mijë shqiptarëve nga 107 vende të ndryshme botës që iu pranua kërkesa për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit, por KQZ deri me tani ka regjistruar mbi 237 mijë emigrantë. Sipas shifrave zyrtare, KQZ ka refuzuar për mosplotësim dokumentacioni mbi 44 mijë kërkesa të tjera. 

Ndërsa rreth12 mijë kërkesa janë ende në proces shqyrtimi dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili duhet t’i kthejë përgjigje brenda 5 ditëve. Numrin më të madh të emigrantëve të regjistruar për të votuar nga jashte e kanë Italia dhe Greqia që përbëjnë mbi 60% të totalit. Më pas vijnë Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca e të tjera.


Sa u takon qarqeve ku do të votojnë zgjedhësit nga jashtë, Tirana ka numrin më të lartë të kërkesave të aprovuara me mbi 50 mijë persona. Më pas vijnë Fieri, i ndjekur nga Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora, Shkodra, Berati, Lezha, Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi.

Partia Demokratike kërkoi që afati i regjistrimit të diasporës të shtyhej deri në 9 Mars, por mazhoranca e rrëzoi kërkesën në Komisionin Rregullator. Një tjetër kërkesë e opozitës e refuzuar më herët ishte votimi i diasporës me dokumentet e vendeve ku jetojnë.

Për 11 Majin, emigrantët mund të votojnë edhe me dokumente të skaduara, ndërsa shpenzimet për marrjen dhe dërgimin me postë të fletës së votimit do të mbulohen nga qeveria. Votat do të numërohen në KQZ dhe rezultatet do të shpërndahen sipas qarqeve që u përkasin. Kjo është hera e parë që realizohet një proces i tillë në sistemin e pluralizimit në Shqipëri.

Tv Klan