Lajme, #edicioniinformativ ora 23:45, 5 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 5 Mars

KQZ: Mbi 237 mijë emigrantë nga 107 shtete do të votojnë me 11 Maj. 12 mijë këekesa, në shqyrtim

Mbi 237 mijë emigrantë që jetojnë në 107 vende të ndryshime të botës janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 Majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton dhe mbi 12 mijë aplikime të tjera, ndërsa ka refuzuar mbi 44 mijë të tilla.

Rama: Shqipërinë turistike e bëri PS. Eurostat: E para në Europë për netqëndrimet

Pas kthimit nga Panairi i Turizmit në Berlin, kryeministri Rama thotë se meritat që Shqipëria mori vëmendje të shtuar e kanë reformat e qeverisë. Eurostat raporton se vendi ynë rezulton të jetë i pari në Europë për rritjen e nëtqëndrimeve.

Berisha: Me PD në qeveri, prodhimet “Made in Albania” do të mbushin tregjet vendase e të huaja

Sali Berisha premton se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet do t’i jepet rendësi e vecantë prodhimit,  në mënyre që produktet “Made In Albania” të mbushin tregjet vendase dhe ndërkombëtare.

Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet. Do të përfitojnë 500 mijë shqiptarë dge 4 mijë italianë

Senati italian i jep dritën jeshile marrëveshjes me Shqipërinë për njohjen reciproke të kontributeve shoqërore për pensionet. Prej saj pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe rreth 4 mijë italianë që punojnë në Shqipëri.

“Elbasan – Qafë Thanë”, hapen për qarkullim brenda vitit 4 km të tjerë të autostradës

Vijojne me ritme të shpejta punimet në autostradën Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8. Brenda vitit pritet hapja për qarkullimin e automjeteve e 4 kilometrave të tjere të kesaj rruge, duke nisur nga Fushe Labinoti.

/tvklan.al