Të ftuar:
Aida Baro: Përkthyese
Teuta Doçi: Sipërmarrëse
Glanduela Leci: Përfaqësuese e Acromax
Alda Shehi: Gazetare
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Turli me perime dhe pulë (në furrë)
1.2 kg mish pule
3 patate
15 domate qershi
3 speca mix
3 kërpudha
1 kokë hudhër
1 patëllxhan
2 karrota
1 lugë çaj kripë
- Salcën për marinimin e mishit
1.5 lugë gjelle salcë ( koncentrat )
2 lugë gjelle kos
1.5 lugë çaj trumzë
1 lugë çaj kripë
Pak spec pikant
1/2 gotë vaj ulliri
Fillimisht në një tas të thellë përziejmë të gjithë përbërësit e salcës për marinimin e mishit. Përziejmë mirë përbërësit dhe marinojmë mishin. ( Mund ta vendosin në frigorifer për 1 orë ) Ndërkohë presim perimet në copa të mëdha. Lyejmë tavën me vaj dhe 2-
3 lugë gjelle vaj. Marinojmë perimet + pak kripë dhe i nivelojmë në një tavë. Nxjerrim mishin nga frigoriferi, vendosim copat e mishit midis perimeve dhe vendosim tavën në furrë në temperaturen 180 gradë për 45-50 min. Derisa mishi dhe perimet kryesisht patatet të jenë gatuar. E sherbejmë me pilaf bullguri ose oriz.
Pilaf bullguri me bajame dhe rrush të thatë
1 gotë bajame ( të qeruara nga lëkura )
1 qepë
1 lugë gjelle gjalp
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 gota bullgur ( për pilaf )
1/2 gotë rrush të thatë
Kripë + piper të zi
1 lugë gjelle nenexhik të thatë
4 gota ujë
Fillimisht vendosim bajamet në ujë të nxehtë për 5 min, më pas qerojmë lëkuren e bajameve derisa bajamet të zverdhen. Vendosim tiganin në zjarr dhe kaurdisim bajamet më parë pa yndyrë sa fillojnë të zverdhen pak. Shtojmë gjalpin dhe vajin e vazhdojmë kaurdisjen e bajameve për 1 min, më pas shtojmë qepen të prerë në kubik mesatar jo shumë hollë. Rrushin e thatë e vendosim pak në ujë të ngrohtë që të hidratohet. Kur qepa të jetë zbutur shpërlajmë mirë bullgurin dhe e shtojmë në tenxhere. E kaurdisim për 2-3 min. Kullojmë rrushin e thatë dhe e shtojmë në tenxhere. Vazhdojmë përzierjen, shtojmë nenexhikun + piperin e zi + kripën e më pas shtojmë ujin e nxehtë e përziejmë. Vendosim kapakun dhe lëmë bullgurin të gatuhet për 15 min në temperaturen mesatare. Fikim zjarrin dhe lëmë tenxheren në zjarr duke i vendosur 1 pjatë, e më pas kapakun për 10-15 min të tjera, më pas e sherbejmë.
Edhe një ditë më shumë”, fuqia e dashurisë dhe rëndësia e faljes
Forca e kujtimeve, Glanduela Leci ndan dëshirën për një ditë më shumë me nënën e ndjerë
Kujtimi i nënës së ndjerë e shoqëron ende Glanduela Lecin, edhe pse ishte fare e vogël kur ajo u nda nga jeta. Në një bisedë plot emocione përmes një lidhjeje të drejtëpërdrejtë me programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ajo tregon se nëna ndërroi jetë duke e lënë vetëm 4 vjeçe.
Mungesa ka lënë një boshllëk të madhe te Glanduela dhe një mori pyetjesh, por ajo shprehet se e ndien që jeton tek ajo. Në moshën 8-vjeçare, i ati u rimartua me një grua që ajo e vlerëson për kujdesin dhe dashurinë që i ka dhënë.
Glanduela Leci: Unë mamin e kam humbur në moshë të vogël, kam qenë 4 vjeç kur e kam humbur. Ndonëse kam qenë shumë e vogël, kujtimi i saj është shumë i ngrohtë dhe i mbushur me dashuri. Unë mbaj mend që nuk e lija në asnjë çast vetëm, i kapesha pas këmbës edhe në momentet kur ajo shkonte në tualet, ndoshta si për t’u siguruar që do ta kisha gjithmonë pranë. Edhe pse nuk e kam pasur mundësinë që ta njoh atë plotësisht, me aq sa më kanë treguar e përshkruanin si një grua shumë të dashur, shumë të butë. Humbja e saj ka lënë një boshllëk pa diskutim të madh në jetën time, por dashuria e saj ka mbetur tek unë në një formë shumë të veçantë. Ndiej që më ka munguar prezenca e saj gjatë rritjes sime, që nga fëmijëria e deri më sot, më ka munguar në momentet kur do të doja një përqafim ose në momentet kur do të më mësonte për gjërat e vogla ose të rëndësishme në jetë. Ka pasur plot raste që do të doja të flisja me të, të dëgjoja një këshillë prej saj ose më ka munguar edhe ideja se çfarë raporti, marrëdhënieje do të kishim pasur me njëra-tjetrën dhe si do të kishte ndikuar ajo marrëdhënie në rrugëtimin tim të jetës. Megjithëse prezenca e saj fizike mungon, unë e ndiej që ajo jeton tek unë në një formë, ndoshta me mënyrën sesi unë mendoj ose edhe në tiparet të cilat i kam trashëguar prej saj. Edhe pse mungesa e saj ka qenë e dhimbshme, më ka mësuar që t’i vlerësoj më shumë kujtimet me njerëzit dhe dashurinë me njerëzit që kam aktualisht pranë. Kam pasur edhe fatin e mirë që në moshën 8-vjeçare në jetën time dhe të vëllait tim ka ardhur edhe njerka të cilën unë e kam quajtur mami, edhe unë, edhe vëllai im e kemi quajtur mami qëkur e kemi njohur. Ajo ka pasur një ndikim shumë të madh në jetën tonë, na ka dhënë shumë dashuri, mbështetje pa kushte. Ka treguar forcën e një gruaje të pamposhtur që pavarësisht sfidave të jetës, me dashuri dhe përkushtim ka arritur që të na e mbushë jetën me dashuri.
Glanduela ndan edhe një detaj për njerkën e saj: “Sa herë shkon te varri i saj e pastron, i dërgon lule, madje shkon shumë shpesh bashkë me babin tim dhe është treguar shumë mirëkuptuese”.
Ajo tregon se e ëma ka ndërruar jetë gjatë lindjes së fëmijës së tretë, i cili gjithashtu nuk ia doli. Për një ditë më shumë me të, Glanduela do të ishte e gatshme për gjithçka.
“Nëse do të kisha mundësi, unë do të jepja nga ditët e mia për të pasur një ditë më shumë. Do të ishte shumë e rëndësishme, do të jepja çdo gjë, çdo sukses timin, absolutisht çdo gjë për ta pasur edhe një ditë më shumë, sikur thjesht për ta njohur më shumë apo për ta pasur, për ta ndier përqafimin e saj pasi normalisht kujtimet janë shumë të pakta”, përmbyll Glanduela.
Si të vlerësojmë një ditë më shumë gratë e zemrës
Comodita Home – 10 vite në mijëra shtëpi