Forcat ruse goditën me raketë një hotel në Kryvi Rih duke vrarë katër persona dhe duke plagosur të paktën 31, përfshirë një fëmijë. Raketa goditi hotelin pesëkatësh.

Katërmbëdhjetë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë Sulmi me raketa dëmtoi gjithashtu 14 ndërtesa banimi, një zyrë postare, makina, një qendër kulturore dhe 12 dyqane.

Ekipet e emergjencës janë vendosur aktualisht në vendngjarje në mund të ketë viktima të tjera nën rrënoja. Kryvi Rih, vendlindja e Presidentit Volodymyr Zelensky, mbetet një objektiv i shpeshtë i sulmeve raketore ruse.

Sulmi në Kryvyi Rih ndodhi ndërsa Zelensky përgatitet për një samit me liderët evropianë në Bruksel.

Ky është i fundit në një seri takimesh që do të fokusohet në sigurinë në kontinent, si dhe në mbështetjen e Ukrainës.

Klan News