Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurimit pezullim nga ushtrimi i detyrës për ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana. Ai dyshohet nga SPAK se ka konsumuar element të veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Hetuesit dyshojnë se shkeljen e ligjit, Gjana e ka kryer në kohën kur ushtronte detyrën e zëvëndëskryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Granit Gjana në atë kohë dyshohet se ka penguar një kompani që të merrte pjesë në 2 tendera për “blerje karburanti” në vlerën 21 milionë Lekë. Më konkretisht sipas SPAK, ai nuk ka paisur në kohën e duhur me autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe kishte dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit.

Mos dhënia e autorizimit në kohë ka bërë që kompania në fjalë të skualifikohet nga gara ndërsa tenderat i ka fituar një kompani tjetër.

Klan News