Konsumi i marijuanës plak më shpejt trurin e njeriut. Konkluzioni mbërrin pas studimit më të madh të realizuar deri më sot me teknikën e neuroimazherisë, që ka analizuar të dhënat cerebrale të rreth 32 mijë personave.
Truri përfaqëson vetëm 2% të masës trupore por në të mbërrin 20% e gjakut të pompuar nga zemra që përshkon rrth 370 mijë micro enë gjaku. Ekzistojnë prova të pastra shkencore që këto mikro enë paraprijnë ndryshimet në indin cerebral dhe në aftësitë mendore, por kapaciteti i tyre nuk është studiuar mjaftueshëm përsa i përket plakjes së trurit.
Pikërisht në këtë pikë janë përqendruar kërkuesit e Amen Clinics, Google, John Hopkins University, universitetit të Kalifornisë në Los Angeles dhe të atij të San Franciscos.
Grupi ka analizuar modelet e qarkullimit të gjakut në 128 zona të trurit, të ndara në dy faza, njëherë gjatë aktivitetit të përqendruar dhe një herë në gjendje pushimi.
Doli në pah se plakja cerebrale lidhej drejtpërdrejt me modifikimin e fluksit të gjakut, dhe konsumi i marijuanës shkaktonte në plakje të parakohshme me 2.8 vjet mesatarisht.
Por mjekët theksojnë se përveç kanabisit edhe faktorë të tjerë influencojnë në plakjen e trurit, si ankthi e disa shqetësime mendore apo edhe konsumi i alkoolit.
Klan Plus